Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | PERSHTYPJE

PERSHTYPJE

image HUAN RAMON HIMENES ( Juan Ramon Jiménez )

PERSHTYPJE




Poezi dashurie
       Pasion i zjarrtë dhe qetësi bashkëshortore në vargjet e një prej         
       poetëve më të mëdhenj spanjoll të shekullit të njëzetë.  
      
PERJETESI

Gruas sime
                    Dashuri dhe poezi çdo ditë
_______________________________________




1.
PERSHTYPJE
                                           
                                        Gëtes

Nuk di me çfarë ta them,
sepse ende s'është krijuar 
fjala ime.
2. 
Pjekuria e sotme
degëz në lulëzim për të nesërmen.
Shpirti im duhet të krijojë botën përsëri
ashtu si shpirtin tim.
3. 
Mençuri 
më jep emrin e saktë të gjërave!
Fjala ime
qoftë vetë gjëja e krijuar
prej shpirtit tim përsëri.
Nëpërmjet meje 
shkojnë të gjithë ata që nuk i njohin gjërat;
nëpërmjet meje shkojnë të gjithë ata
që i harrojnë të gjitha gjërat;
nëpërmjet meje shkojnë të gjithë ata
që i duan gjërat…
Mençuri,
më jep emrin e saktë 
edhe të gjërave të tua, dhe të tijave, dhe të mijave!
4. 
Hidhe gurin e së sotmes,
harroje dhe fli .
Po qe dritë do ta gjesh nesër, 
në agim, bëhet diell.
5.  
Erdhi së pari frika
e veshur me pafajësi.
Dhe unë e desha si një fëmijë.

Më vonë erdhi duke u mbuluar, 
me ç'rroba s'e di.
Dhe unë pa e ditur e urreva.

U bë mbretëreshë
madhështore nga thesaret…
Ç'hidhërim zemërak dhe pa kuptim!

…Por ajo u zhvesh.
Dhe unë i buzëqeshja.

Mbeti me tunikën e pafajësisë së saj antike.
Besova tek ajo 
së rishmi.

Dhe e hoqi tunikën
dhe u shfaq krejt lakuriq…
Oh pasioni i jetës sime, 
poezi nudo, përgjithmonë imja!
6. 
Dritat e para të agimit
apo klithma e zgjimit të pastër
të dashurisë sonë?

7. 
Prit, dritë, prit!

-Dhe vrapoj me ankth, i çmendur. -

Prit, dritë, prit!

-Prit
dhe kur jam gati të qëndroj bri saj, nxihet, 
ftohet.- 

Prit, dritë, prit ! 

-Dhe hidhem mbi tokë si një fëmijë,
që qan për mua, pa e parë më unë:
Prit …dritë… prit…-

8. 
Është e vërtetë tani.
Por e shumtë qe gënjeshtra
që vazhdon të jetë gjithmonë e pamundur.

9. 
Mbi urën e dashurisë,
gur i vjetër mbi shkëmbinj të lartë
- takim i përjetshëm, mbrëmje e kuqe -,
po vij me zemrën time:

-Nusja ime e vetme është uji
që rrjedh përherë dhe nuk gënjen,
që rrjedh përherë e nuk hesht,
që rrjedh përherë e nuk mbaron.

10. 
Kështu si në pasqyrë
qëndron qielli në zemrën time.

Nëse ajo e kthen në fals dy herë,
ai është vetëm një herë falso,
por ah, gati e vërtetë !

11. 
Jo!
- Por qëndro tek unë
si një pikturë
e fshirë keq me një tjetër.- 

I bardhë, i pastër, pa ty,
shpirti im.

- Zemra ime është bërë transparente 
nga dielli i ngrënë i nostalgjisë
dhe në të vërtetën e kuqe vezulluese 
ti fillon të lindësh ashtu si atëherë,
e heshtur dhe melankolike.-

12.  
Ti, i madhi, hajt tani, 
beso në atë që është e vogël;
bota  e saj është në orën e saj  
dhe ora jote është universi.

13.  
DASHURI
Në saj teje e dashur, 
Terreni i këndshëm
u bë qiellor. 
                Pastaj 
në saje meje e dashur 
qiellori i këndshëm
u bë njerëzor.

14. 
Kohë, më jep sekretin tënd,
që të bën më të re 
sa më shumë plakesh.

Ditë për dite e kaluara jote bëhet më e vogël
dhe më e madhe e ardhmja jote
- dhe e tashmja jote përherë po ajo
që nga çasti i bajames në lulëzim -

Kohë pa gjurmë
më jep sekretin, me të cilin ti pushton çdo ditë
shpirtin tënd, trupin tënd!  

15. 

VESA
Lule brilante e ëndrrës,
brenda lules sime;
trëndafil i kulluar i qiellit,
jo i gatshëm të çelësh i tëri
në ftohtësinë e agimit!

16. 
Zemra ime e spërndriste krejt atë,
dhe pranë meje ishe ti, 
pa e ditur,
me dritën time… 

17. 
Gjumi është si ura
që shkon nga e sotmja tek e nesërmja.
Dhe si ëndërr nën të,
rrjedh uji.  

18. 
Erdhe tek unë
siç del bajamja e papjekur në mars,
trëndafil, mëllagë, borë në fushë,
në tokën e zezë ende,
oh pranverë e pranverës! 

Më vonë,
pranvera nuk ishe më ti, nuk ishe më ti!

CAPut!'.  

EPITAF PËR MUA TË GJALLIN

Vdiqa në ëndërr.
U ringjalla në jetë.

20. 

JETË

Atë që pandeha lavdi të mbyllur,
ishte portë e hapur
për këtë shkëlqim.
                            Fushë pa emër!
Udhëtim i pashuar
me porta të njëpasnjëshme,
gjithmonë drejt realitetit!
                                    Jetë pa histori.

21. 
Sa të çuditshëm
dy me instinktin tonë!

Papritur, jemi katër.  

22. 

NATA
Pema është në lulëzim,
dhe nata çdo ditë,  
i vjedh gjysmën e luleve.

Ah, sikur së paku t'i përfytyronte përherë 
pastaj në ujin e qetë të ëndrrës së saj!

Jetë gjysmë  kopsht, 
me gjysmë pemë!

23.  
 Je kaq e bukur,
si livadhi i njomë pas ylberit,
në mesditën e qetë me ujë dhe diell;
si zhubravitja e pranverës,
përballë diellit të agimit;
si tërshëra e imët e kopshtit zoologjik
përballë diellit gjatë perëndimit në verës,
si sytë e tu të blertë me buzëqeshjen time të kuqe,
si zemra ime e thellë me dashurinë tënde të gjallë. 

24. 
Mëngjesi i parë ka atë trishtim
që ka njeriu duke arritur trenin
në një stacion të çfarëdoshëm.

Ç'zhurma shurdhuese e një dite 
që duket kalimtare
-oh jeta ime!

- Në agim, atje sipër, qan një fëmijë -.

25. 

PETALE  PËRTOKË

Bardhësi e vogël pa hije,
më e ndritshmja në botë, 
dritë e kulluar e qetë!

-Ti, më thua,
Jasemin i dalë, thjesht nga kupa jonë mbrapshti
që midis nesh dhe teje 
krijon më shumë largësi
sesa midis tokës dhe yjeve -,
që aq e vogël sa ç'është, është e madhe prapë.

26. 
Ti nuk fle. Jo. Unë nuk fle.
Jemi duke folur nën yje.

Jemi këtu, dy trëndafila zhytur në mendime
në qetësinë e tokës. 
  

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1