Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | KAFEJA DHE DEMOKRACIA

KAFEJA DHE DEMOKRACIA

image AZIS NESIN

 

 

KAFEJA DHE  DEMOKRACIA

 

-Tregim satirik

 

Përktheu: ILIAZ  BOBAJ

 

Dy gjëra nuk kanë sukses në vendin tonë, njëra është pema e kafesë, kurse tjetra Demokracia. Që të dyja na vijnë nga jashtë.

Në tokat tona nuk mundëm ta rritim me asgjë mënyrë pemën e kafesë. Klima e vendit tonë, uji, toka, nuk janë të përshtatshme për këtë pemë.

Përsa i përket Demokracisë... E vërteta është se ç’kalonte nga dora jonë, nuk e lamë pa e bërë, për zhvillimin, për forcimin e saj. 

Nëqoftëse i hidhni një sy historisë sonë, para njëqind vjetëve poshtë- lart, u hodh tek ne fara e Demokracisë. Janë njëqind vjetë, që vetëm themi:

- Aman, Demokracia jonë çeli gonxhe !...

- Demokracia jonë e re !...

- Aman, fidani i Demokracisë !...

Qoftë i lëvduar ai që e rriti, sapo ia dolëm mbanë kaq e kaq vite të hedhë këtë shtat Demokracia, u bë një fidan Demokracia.

Nëqoftëse do ta harxhonim mundin e njëqind vjetëve, të cilët ia përkushtuam Demokracisë, për zhvillimin e kafesë, sot vendi do të bëhej pyll kafeje, që nuk do ta prekte as sopata e druvarit.

Në të kaluarën u vlerësua e nevojshme, nuk e kishim kuptuar, në vend që të mbillnim farë kafeje, mbollëm farën e Demokracisë. ‘’Lavdi Zotit’’, edhe pse nuk kemi ndonjë shqetësim nga ana e Demokracisë, ne e dimë se ç’heqim nga mungesa e kafesë. Kafe është kjo ! ...Nuk i ngjan fare. Kështu është Demokracia ? Edhe të jetë edhe të mos jetë, të njëjtën punë bën...

Nëqoftëse nuk ka kafe, koka e njeriut vjen vërdallë, nëqoftëse nuk ka Demokraci, koka e njeriut nuk vjen vërdallë. Kafeja vjen erë të mirë, Demokracia nuk ka ndonjë erëmim. Kafenë e hedh në filxhan, e pi. Demokracia as hahet, as pihet. E përse duhet ajo Demokracia, mund të më thoni ?

Në vendin tonë vjen nga jashtë shumë e shumë Demokraci, kurse kafe nuk vjen. Kafenë e shesin, Demokracinë ta japin. Kafeja është lekë, Demokracia është xhaba...

Për kafenë duhet këmbim, për Demokracinë nuk duhet asgjë prej gjëje.

Pa shikoni se ç’heqim nga kafeja. Se mos nuk jemi mësuar me kafenë e mirë ? Në çast e kuptojmë kafenë e mirë nga e keqja, atë bajate nga e freskëta, të përzierën nga e pastra.

Paçin jetë, disa bashkatdhetarë na bënë kafe të rreme. Në fillim doli kafeja e elbit, nuk zuri vend. Mandej doli kafeja e fasules, nuk e gëlltitëm. Ne si komb jemi terjaqinj kafeje, edhe pse i gëlltitim të gjitha imitimet, imitimin e kafesë nuk e gëlltitim.

O Zot i madh ! Të qe e mundur, që, aq sa kuptojmë nga kafeja, të kuptonim edhe nga Demokracia...

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1