Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | KUSH JAM?

KUSH JAM?

image ALDO PALACESKI ( Aldo Palazeschi ) 1885 - 1974

 

 

  Lindi në Firence. Më 1909 futet në lëvizjen futuriste, më 1914 shkëputet prej saj. Poezia e tij është e afërt edhe me atë të poetëve « të muzgut », një e qeshur e trishtuar me jetën; prandaj një manifest tipik i kësaj poezie është, «Lërmëni të zbavitem » ku poeti shihet si pehlivan i shpirtit të vet». Është një poet plot fantazi që nën vellon e mendjelehtësisë dhe ironisë fsheh një shpirt bujar dhe plot dhembshuri. Më vonë Palaceski do të kalonte te romani dhe do të njihte disa suksese ( më i njohuri ndër romanet : « Motrat Materasi », 1934.) Krijimtaria e tij poetike nis nga fillimi i shekullit ( «Kuajt e bardhë», « Llamba », «Poezi», « Zjarrvënësi»)  dhe, pas një ndërprerje të gjatë, rifillon më 1968 me «Zemra ime », dhe « Rruga e njëqind yjeve » (1972 ).               

 

 

KUSH JAM ?

 

A jam vallë poet ?

Jo, sigurisht.

Pena e shpirtit tim

nuk shkruan, veçse një fjalë të çuditshme,

«çmenduri»

A jam, pra, piktor?

S' bëhet fjalë.

S'ka veçse një ngjyrë 

tavoloca e shpirtit tim:

«melankolinë».

Muzikant, atëherë?

Aspak.

S'ka veçse një notë

në tastierën e shpirtit tim:

«nostalgjia».

Jam pra... ç'jam ?

Unë vë një lente 

para zemrës sime

për ta parë njerëzit.

Kush jam ?

Akrobat i shpirtit tim.

ARA MARA AMARA

 

Në fund të rrëpirës,

midis qiparisave të gjatë,

ndodhet një lëndinë,

Qëndrojnë në atë hije

tri plaka

dhe luajnë me zare.

s'e ngrenë kokën as edhe çast,

s'e këmbejnë vendin as edhe një ditë.

Qëndrojnë në gjunjë mbi bar

qëndrojnë në atë hije dhe luajnë.

 

 

ORO DORO ODORO DODORO

 

 

Në fund të rrugës në thellësi është qoshja gjigante

që rrethohet nga qiparisa të lartë.

Statuja hequr në kohëra të largëta.

Hëna shkëlqen mbi bardhësinë e shndritshme të mermerit

që duket se mbështetet mbi të  zezën e thellë

të qiparisave të lartë.

Janë aty në bazë

katër njerëz të mbështjellë me pelerina të zeza.

Shohi njeri - tjetrin në heshtje,

s'lëvizin as gishtin.

 

PAPAGALLI 

 

Shtaza ka pupla shumëngjyrshme

që shkëlqejnë në diell duke ndryshuar.

Në atë dritare ai qëndron që prej njëqind vitesh

duke parë njerëzit të kalojnë.

Nuk flet e nuk këndon.

Njerëzit duke kaluar ndalen për ta parë,

ndalen duke folur duke fishkëllyer e duke kënduar,

ai i sheh duke heshtur.

Njerëzit e thërrasin,

ai sheh duke heshtur.

PARKU I LAGËSHT

 

Parku është i mbyllur i mbyllur i mbyllur,

i mbyllur nga një mur

që është milje milje milje i gjatë;

nga një mur i mbuluar me myk,

i mbuluar me likene të gjelbra,

që kullon baltëra të dendura.

As një kalim nuk tejduket në park 

as një fener s'duket në të.

Vetëm myket që bien mund të shohësh,

vetëm baltovinat e dendura që kullojnë.

Kedrat shumë të lartë e kalojnë murin,

pishat me trungjet e trashë zgjatin përjashta tij ombrellën;

dhe shelgjet, shelgjet e shumtë

që përziejnë lotët me likenet e gjelbra,

me baltovina gri që kullojnë 

mbi murin në shembje.

Nga jashtë ja parku i mbyllur i mbyllur i mbyllur

nga një mur 

që është milje milje milje i gjatë.

Midis hijeve, midis hijeve të fuqishme,

në dendësinë e pemëve të mëdha,

vetëm tri gra vërtiten ngadalë

gra shumë të bukura: mbretëresha farefis.

Vërtiten lehtë, në heshtje,

në hijen e parkut të mbyllur,

gratë tërheqin rëndë manton e zisë,

mbuluar prej një tyli

që mezi zbulon zbehtësinë e fytyrës.    

 

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1