Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | ASGJË MË SHUMË

ASGJË MË SHUMË

Font size: Decrease font Enlarge font
image AMÉRICO FERRARI (1929)

 

 

 

Ameriko Ferrari ( Lima, 1929) është autor librash me poezi dhe kritikash letrare, si dhe përkthyes në spanjisht të Novalisit dhe Georg Traklit, përkthyes i poezive në frëngjisht të poetit peruvian César Moro. Më 1998 i përmblodhi librat e tij me poezi në një botim të vetëm.  Ferrari jeton prej më shumë se 40 vitesh në Evropë, Gjenevë, ku ka qenë profesor titullar i përkthimit pranë Universitetit të Shkollës së Përkthimit dhe Interpretimit.

Botimi i tij më i ri poetik është Noticias del deslugar, (Lajme të shkëputura), El Bardo, 2002

 

ASGJË MË SHUMË

 

Ashtu si të vdekurit kthehen që të banojnë te ne

natën

ashtu si netët na thërrasin

në mesditë

dhe si kamarja jonë hapet çdo natë

gjithë ditën

dhe si ditë dhe natë gjithçka na thërret

dhe na kërkon me ngulm

dhe na lajmëron

agoninë-

aty gjendemi

dhe shihemi dhe

presim

me një gotë në duar plot natë

 dhe një si etje dite

e derdhur-

asgjë më shumë 

 

                                   Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1