Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | NDARJA

NDARJA

image NINA BERBEROVA

NINA BERBEROVA

1901 – 1993

Nina Nikolayevna Berberova (Rusisht: Ни́на Никола́евна Бербе́рова) (26 korrik 1901 – 26 shtator 1993); ishte shkrimtare ruse, ezilante  në Paris që kronikoi robërinë e jetës ruse në romanet dhe në tregimet e saja  të shkurtër. Ajo vizitoi Rusinë post sovjetike  dhe vdiq në Filadelfia, më 1993.

NDARJA

 

Një ndarje është si një tregim i tmerrshëm.

Fillon një natë

Dhe s’mbaron më.

Kuajt bënin zjarr me potkonjtë e tyre

Disa fëmijë të pagjumë bërtisnin

Gjeli ngjirej më kot kur shihte një agim të tillë

Në zjarret muzgëllore,

Rruga vraponte pas pluhurit

Dhe ti niseshe. Ndarja 

Është si një tregim i tmerrshëm

Kur ikën përtej detit

Nuk mbaron kurrë.

 

Ndarja është si kërcëllimë nate

I varganit të karrove. Zhduken përgjithmonë

Në hendekë të thellë me ujë, të burgjeve,

Në burgjet e akullt të Bukenvaldit, 

Në ferrin tifoid të Ravensbrukut.

Mbaj mend si shqyheshe

Për këtë botë të dashur,

Mbaj mend si qeshje

Si bekoje ata që kishe përreth,

Për mua qielli gjelbërosh,

Qyteti, kalimtarët… 

Shpresa, është si kërcitja 

E rrotave – mbi zemër.

Shpresa është si një vajtim i gjatë

Që murmurit për dikë:

Është përlotim i rrethimit të Moskës,

Rrethuar si nga një unazë   

Nga të shtënat e topave

Mbi monumentet, mbi pallatet,

Mbi kufomat, mbi akullin

Ndërsa atje

Mbi bregun e detit të kaltër

Jetonte një plak dhe plaka e tij…

(Nëna ime shpesh më fshinte sytë 

Me cepin e dantellës së saj ) 

Ndarja është si një vajtim i gjatë

Kurse takimet nuk ekzistojnë.   

Perktheu: Faslli Haliti -  


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1