Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | Nuk ka dhimbje që të njohë kufi

Nuk ka dhimbje që të njohë kufi

image Nei Carvalho Duclós

Nuk ka dhimbje që të njohë kufi

_____________________________

1. N E I D U K L A O S

       NEI DUCLAΌS

                   1948

Nei Carvalho Duclós (Uruguajana, 29 tetor 1948) Gazetar, poet, shkrimtar brazilian. Është diplomuar  në histori në USP. Është katólik. Ka botuar katër libra me poezi si dhe ka shkruar e botuar një numër të madh tekstesh në shtypin brazilian.

ATDHEU I HUMBUR

 

Po të braktis ty, Brazil                               

Bregdetet e tua të ndotura më ndoqën larg

Karpentierët e tu më përgojuan

Revolucionarët e tu më denoncuan

Të pasurit e tu të shërbyen mbi një pjatë

Të argjendtë

 

Po të braktis ty, Brazil                                          

Jo për një komb tjetër

Jam i mërzitur nga kombet, pas teje

Jo për një trajtim tjetër

Nuk besoj më në asnjë qytetari

 

Po të braktis ty, Brazil 

Ndonëse e di  që unë do jem përherë yti

Sepse më damkose me zjarr në brinj             

Sepse skicove gjestin tim të papastër

Sepse e bëre krevatin tim të hidhur

 

Po të braktis ty, Brazil 

U lodha nga sovraniteti yt fodull prej                         

Skllevërish të maskuar si zotërinj

Të rri gatitu në kufi

Nga forca e kotë e krahut tënd

 

Po të braktis ty, Brazil 

Vend i hapur për çdo dhune

Mbyllur për çdo kompetencë

Larg nga përmasat e veta të mëdha

Si një avion që ka ngecur në baltë

 

Po të braktis ty, Brazil 

Nuk ka fanar për honet

Nuk ka britmë që të sjellë ndihmë

Nuk kadhimbje që të njohë kufi

Nuk ka hije që dorëzohet

 

Po të braktis ty, Brazil 

Ndonëse unë s’do doja të kthehesha kurrë

Jam i tepërt në çdo rrethanë

Trokas në dyer përherë të mbyllura

Jam lodhur së thirruri në zbrazëti

 

Po ë braktis ty, Brazil

Kam vendosur të çlirohem nga djepi yt

Jam një i ezilant pa pasaportë

I ngatërruar prapa barrierave eterne

Jam nxjerrë jashtë nga fati yt  

 

Po të braktis ty, Brazil

Mbase pa mua diçka do të ndodhë

Fitorja më në fund  do ta tregojë fytyrën e vet

Trupi i humbur në luftë 

Do të shpërblehet në thellësi

 

Atëherë ti do të jesh një tjetër Brazil,

Sepse i lirë nga prania ime ti

Do mund të vjelësh frutat e tua

Dhe do mbjellësh në paqe të ardhmen tënde

I mërzitur nga fama që më përjashtoi 

 

Por  të gjithë do të kthehen tek ti, Brazil

Përveç meje dhe fjalëve të mia

Përveç poezisë dhe  barrës së saj

Përveç dëshirës që më shtrëngon

Çdo herë që ty të shkelin, Brazil.

Perktheu: Faslli Haliti -  


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1