Navigate archive
first first July, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | ME SE JETON SHPIRTI?

ME SE JETON SHPIRTI?

image MICHAIL AJZENBERG

 POETI RUSSI CONTEMPORANEI 

ME SE JETON SHPIRTI?

A s’e ushqeva vallë me thikë

gjithë vitin  në një tavolinë të shtruar plot ?

 

Me gllënjka piva mjerimin e të tjerëve.

Dhe atje mbi gjurmët e titanëve

unë pengohem me shpirtin tim.

 

Ah, shtriga!

Sapo të dëgjojë prekjen e parë, do të na  gjuajë.

Qoftë në periferi të Moskës ose në mëngjes.

 

Dhe thotë pastaj: ja këtu.

 

Dhe përsëri thotë:

"Shmang së paku qortimin e rëndë,,

 

O ti zotëri,

nuk je padroni i pleqërisë tënde?

 

o ti zotëri,

nuk je bashkuar në abisin e fshehtë ?

 

Mbase nuk u bashkove në fund

me çdo fije të natyrores

që dridhet në djegien e pashuar.

Për këtë vetëm jeton."

 

Trupi, kockë baltë.

Por sirena bërtet në krye,

duke i mbledhur të gjithë në një

 

çdo përpjekje, çdo fije floku.

 

pashmangshëm zbulohet

duke  dëbuar me ngut e tërbim:

 

Kockë tëmthore !

Kohë krishtlindjesh të bardha!

Errësirë  e zezë !

Aritmi ventrikule !

 

***  

2.

Variacione delikate ditësh

nga suksesi në heshtje.

 

Bëhet ende më e vështirë, më e lehtë. 

Më e vështirë.

Ende më absurde dhe rastësore.

 

Shiko, skena bën ndryshime.

Shiko! Një zë midis të shumtëve pa pronar. 

Mbase, tashmë, askush s’gjarpëron dheras. (Gjithçka  rregullohet, zë vend).

 

Dhe këndon si uji nën presion,

në mënyrë fine dhe të befasishme duke siguruar: 

"Unë jam një sorrë! Unë jam një sorrë! "

 

 

3.PORTA E KUQE

 

 

Uria? Jo s’ishte uria.

Ishte e para fund i fundit 

në një re ngjyrë hiri

matrica të vockla plumbi.

 

Duke ngrënë një ton pluhur

njëqind kile rërë,

e kënaqur të formësohet
në një masë të vetme,

njerëzit lexonin, lavdëronin,

njihte me siguri

gjurmën në linjën e fatkeqësive,

monografinë e ajrit:

e një pushteti reje-gri

sekretin më të madh.

 

 

4.VERË ME SURPRIZË

 

me një shi të përjetshëm, ose me dritë të largët

në një re, ngjyrë avioni

(Avion-qumësht).

Stinë vere në errësirë. Tokë jo shumë pjellore

e daçës.

Ajër, që rrëshqet si një flakë mbi degë.

Përvojë  e plotfuqishme

që shtyp gabimisht

shenja të vockla, vraja mbi lëkurë.

Ç’të nevojitet? I mitur (më i ri)

nuk bëhesh.

 

 

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1