Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | YJET

YJET

Font size: Decrease font Enlarge font
image ADONIS OSE ADUNIS (Alī Ahmad Sa'īd Isbir)

 

Adonis ose Adunispseudonimi i Alī Ahmad Sa'īd Isbir transliteruar në alî Ahmadi Sa'îdi Asbar ose Ali Ahmad Sa'id; ( Kasabīn, 1 janar 1930 ) është një poet dhe eseist libanez me origjinë sirianae. Kandidat për çmimin Nobel 2012 - S

YJET

 

Eci dhe prapa meje ecin yjet

drejt së nesërmes yjeore

enigma, vdekja, ajo që lulëzon 

dhe mundimi ezauron, 

hapat bëjnë gjak me gjakun tim

janë shteg i panisur ende

nuk ka asnjë fushë për të parë -

rrugë drejt vetes sime

ajo që do të vijë tek unë

eci dhe prapa meje ecin yjet.

Përktheu: Faslli Haliti

ËNDRRA

 

Ëndërroj brenda dorës sime një urë thëngjilli

mbi krahë ajri arriti zogun

në pikën aventureske

nuhas flakën – Kartagjenën e kohrave

po dalloj gruan në flakë

thuhet se u bë anije kënga e saj;

shoh aty një grua - viktimë e fatit.

Ëndërroj se i gjithë gjoksi është një thëngjill

temjani i saj  më miklon dhe më shoqëron drejt Ba'albekut

Ba'albeku  u ther,

thuhet se atje një zog humbi kokën e tij

u tha, në emër të mëngjesit të tij në emër të një fati të ri, ndez zjarrin

e meshës së tij dielli dhe horizonti.

Përktheu: Faslli Haliti

Himnizoj këtë djersë të shquar

 

Festoj, festoj këtë djersë

që rrjedh nga trupat tanë tani këtu në shtrat duke rivalizuar

pluhurin e muzgut

atë që u thërmua nga trupi i diellit (ky muzg

është një tjetër agim) është

një festë ose një zot

që konsumon organet e tua

në venat e të dashurve më të shkëlqyer

dhe krenar ?

Një zë në venat e të dashuruarëve

perëndim i zjarrtë që pulson në një tjetër

ngrihet nga dëshpërimi i tyre dhe nga dhimbjet  dhe u pëshpërit gjymtyrëve tona:

ndryshku  i jetës dhe i botës  zhduket me këtë djersë.

 

Unë lutem që të shuhesh në eshtrat e tua

jam lutur që të mos shohës ditën e të mos zgjohesh -

natën tënde nuk e kemi njohur në errësirën tënde nuk lundrojmë

jam lutur o Phoenix

që të pushojë magjia

që në zjarr e në hi u bëftë takimi ynë

jam lutur  të çojnë në çmenduri

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1