Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI II 1903 BJØRNSTJERNE BJØRNSON 1832 – 1910

NOBELISTI II 1903 BJØRNSTJERNE BJØRNSON 1832 – 1910

Font size: Decrease font Enlarge font
image NOBELISTI II 1903 BJØRNSTJERNE BJØRNSON 1832 – 1910

 

 

Bjørnstjerne Martinus Bjørnson (Kvikne, 8 djetor 1832  Paris, 26 prill 1910) ka qenë  një poet, dramaturg dhe shkrimtar norvegjez. Në rrafshin artistik  kontribuoi, bashkë me Henrik Ibsen, në lindjen e drammaturgjisë moderne norvegjeze e skandinave. Madhështia e tij u vulos me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1903

_____________________________________________

MOTIVACIONI:

«Një haraç për poetikën e tij fisnike, madhështore e të gjithanshme, me të cilën ai është krejt i ndryshëm për qartësinë e frymëzimit të tij dhe pastërtinë e rrallë të shpirtit të tij»

______________________________________________

 

VELA TË MËDHA NË DETIN E VERIUT*

 

Vela të mëdha në Detin e Veriut,

lart mbi malin Skandsem atë mëngjes 

Erling Skjalgsson sytë nga Dielli drejton

duke vështruar detin drejt Danimarkës;

«Nuk po vjen Olav Trygvason?»

 

Pesëdhjetë e gjashtë Drakkar

djegur nga dielli

presin të nisen drejt Danimarkës

me vela të ulura poshtë.

Akoma një murmurimë:

"Ku është drakari më i gjatë?

Nuk po vjen Olav Trygvason? ".

 

Por, kur lind dielli

dhe ngrihet mbi det

mërmërima bëhet stuhi:

"Ku është drakari më i gjatë?

Nuk po vjen Olav Trygvason? ".

 

Ngadalë nga dalë, në këtë çast

të gjithë të habitur ndiejnë

nga fundi i detit

një gurgullimë, një mërmërimë:

"Drakari më i gjatë u mposhtë!

Ra Olav Trygvason ".

 

Që nga ajo ditë, për shekuj e shekuj

anijet norvegjeze janë të shoqëruara

në netët mbuluar me dritë hëne nga vajtimi;

«Anija më e gjatë u shpartallua!

Ra Olav Trygvason ".

 

*Olav Tryggvason (960-1000 ) ishte mbreti i Norvegjisë 995 -1000  dhe pati një rol kyç nëkonvertimin e vikingëve në të krishterë. Bjornson shkroi këtë tekst, i frymëzuar nga "Saga e OlavTryggvason" (pjesë e "Heimskringlas")  kompozuar në fund të shekullit të dymbëdhjetë nga poeti Islandez Snorre Sturlason(1178 - 1241). Tekstipërshkruan pas betejën e Svolderit  (në vitin 1000),kur mbreti u mund dhe u vra në betejën e madhe detare të Svolder në Baltikut mbiDrakkaren e tij «Ormen Lange» «Gjarpër i gjatë»,sipassagësmë shumë se 50 metra.Në breg, norvegjezët pyesin njëri-tjetrit në mënyrë të përsëritur «Pse nuk kthehet Olav Trygvason?»

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1