Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Poezi nga INDIANËT E AMERIKËS

Poezi nga INDIANËT E AMERIKËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image Elk Black (L) dhe Elk nga Lakota Oglala fotografuar në Londër, Angli në valën e tyre të kërcimit bar ndërsa kishin turne me West Wild West Buffalo, 1887

Poezi nga

INDIANËT E AMERIKËS

Black Elk (Heaka Sapës)

        (1863-1950)

 

Gjithçka që bën Fuqia e Botës e bën në rrethore

 

Gjithçka që bën, Fuqia e Botës e bën në rrethore. Qielli është i rrumbullakët, kam dëgjuar gjithashtu se toka është e rrumbullakët si një top dhe se, kështu janë edhe yjet. Era, kur është më e fortë, vërtitet në shtjella. Zogjtë bëjnë foletë e tyre në ovale, sepse feja e tyre është e njëjtë me tonën. Dielli gjithmonë lind dhe perëndon në një rrotullim. Hëna bën të njëjtën veprim, dhe që të dyja janë të rrumbullakë. Edhe stinët formojnë një rrotullim të madh në ndërrimin  e tyre, dhe gjithmonë do kthehen në pikën e nisjes. Jeta e njeriut është një qarkullim nga fëmijëria në fëmijëri dhe, e njëjta gjë ndodh me çdo send ku lëviz një pushtet. Çadrat tona ishin të rrumbullakta si foletë e zogjve, dhe tonat gjithashtu ishin të ngritura  në rrethore , rrethi i  kombit, një fole me shumë fole, ku Shpirti i Madh  donte  që ne të ngrohnim të vegjëlit tanë.

1. LUTJE  

Shpirti i Madh,

zërin e të cilit e dëgjoj në erëra

shpirtin i të cilit i jep jetë botës mbarë,

dëgjomë!

Unë jam i vogël dhe i dobët.

Kam nevojë për forcën Tënde dhe diturinë Tënde.

Lejomë të eci midis gjërave të bukura

ndihmomë që sytë e mi të admirojnë perëndimin e kuq, të artë të diellit 

Më mëso që duart e mia të respektojnë gjithçka që ke krijuar Ti

dhe veshët e mi të jenë të mprehtë për të dëgjuar zërin Tënd.

Më bëj të mençur, që unë t’i njoh gjërat

që Ti ia ke mësuar popullit tim,

mësimet që ke fshehur në çdo gjethe e shkëmb.

E kërkoj forcën, jo që të jem mbi vëllezërit e mi,

por që të jem i aftë të luftoj armikun tim më të madh: veten time.

Më ndihmo që unë të jem gjithmonë i gatshëm të vij tek Ti.

Me duar të pastra, dhe sy të çiltër,

që kur jeta të venitet si drita në perëndim,

shpirti im të arrijë të vijë tek ti pa turp.

2. FIKË NGA DASHHURIA 

Këngë - Fox-

 

Nuk jam trembur kurrë nga një egërsirë mizore

gjatë gjithë jetës sime

s’jam trembur kurrë nga një pëllumbeshë

gjatë gjithë jetës sime ,

s’jam trembur kurrë nga një flutur

gjatë gjithë jetën sime ,

s’jam trembur kurrë nga një lule fushe

gjatë gjithë jetës sime

  

3.  PAQJA  

(Nohawh)

 

Paqja nuk është vetëm

e kundërta e luftës :

paqja është më shumë se kaq.

Paqja është ligji i jetës njerëzore .

Paqja është ajo 

që kur ne veprojmë siç duhet vepruar,

Paqja është ajo kur mes çdo qenie njerëzore

mbretëron drejtësia.

4. SHPIRTI

  Lutja - Sioux -

 

Trupi vdes .

Trupi është thjesht 

ai që shpirti zotëron materialisht,

Trupi është këmisha e Shpirtit.

Shpirti vazhdon jetën e vet.

5. UNË JAM VETËM NJË NJERI 

     ( Kintpuash dei Modoc )

 

Unë jam zëri i popullit tim .

Unë jam vetëm një njeri .

 

Sido që të jenë ndjenjat e tyre ,

Unë  them.

Nuk e dua luftën.

Unë dua të jem thjesht njeri .

Ju më mohoni të drejtën e një njeriu të bardhë . Lëkura ime është e kuqe,

zemra ime është si zemra e njeriu të bardhë, 

Por unë jam një Modoc .

Nuk kam frikë të vdes.

Nuk do të bie mbi shkëmbinj.

Kur të vdes, armiqtë e mi do të jenë poshtë meje.

Ushtarët tuaj më sulmuan kur po flija buzë lumit Lost .

Ata më shtynë mbi këta shkëmbinj si një dre të plagosur .

 

( Kintpuash dei Modoc)

6. VEJUSHA 

Këngë - Sioux -

 

Natën 

kur bufi tregon ëmbëlsisht

historinë e vdekjes tënde

dhe gjithë njerëzve të vdekurve

të popullit tim ,

ëndërroj të të gjej

në fund të horizontit të perëndimit,

dhe të ulem pranë teje dhe të këndoj kështu:

" Pse ike kaq shpejt, kaq larg që këtu?

 

7. ERA FRYN NGA DETI 

      - Këngë Papago -

 

Nga uji dhe rëra thith erën e detit;

Që andej vjen veriu 

dhe fryn mbi tokën tejembanë.

Nga uji dhe rëra thith erën e detit ;

Që andej vijnë të gjitha retë 

dhe mbi tokë bie shi.

8. BEKIMI I TË SAPOLINDURIT

          Këngë - Apache -

 

E ke filluar jetën tënde të re

në një tokë me fat,

E ke filluar jetën tënde të re

duke veshur mokasinë të mirë,

me dantella ylberi

Të qëndisura me rreze dielli.

E ke filluar jetën tënde të re

në mes të bollëkut.

9. LINDJA E TË GJITHA GJËRAVE    

                - Apache -

 

Kur u krijua toka ,

u krijua edhe qielli.

Këto male

nga maja deri në fund,

u ngritën në këmbë

plot jetë,

duke iu ofruar popullit tonë.

Lindi kështu kënga e parë ,

në një rrjedhë jalësh.

 

10. SHIU FOSHNJË

Këngë - Navaho -

 

Në Gruan – Gurrë,

bie edhe një pikë e Burrit-Ujë- ,

i jep jetë takimit,

Shiut-Foshnjë

11. GUGATJA 

  Tail Yellow 

 

 

Të gjithë indianët e dinë që dhe kafsha më e vogël 

ka një rëndësi të madhe e mund të na mësojë

shumë gjëra,

saktësisht siç janë të rëndësishme

të gjitha njohuritë e vogla që mësojmë çdo dite.

Për më tepër, çdo ditë e çdo çast

të jetës sonë janë plot me gjëra të vogla .

Pikërisht për s'duhet ta kemi mendjen tonë

mbi ngjarjet e mundshme të mëdha të së ardhmes, 

por duhet të veprojmë për të kryer sa më mirë 

detyrat tona të përditshme.

Kështu ne do të tregojmë

respekt për Shpirtin e Madh 

dhe gjithçka që Ai ka krijuar .

 

( Tail Yellow ) - Crow

12. JETOJE JETËN TËNDE 

 

Jetoje jetën tënde në atë mënyrë që frika e vdekjes

të mos mundet të futet kurrë  në zemrën tënde.

mos sulmo askënd për fenë e tij ;

respekto idetë e të tjerëve, dhe kërko që edhe ata të respektojnë të tuat.

Duaje jetën tënde, përmirësoje atë,

Stolisi gjërat që të jep ajo.

Kërko që të jetosh gjatë

dhe të kesh si qëllim t’i shërbesh popullit tënd.

Përgatit një këngë fisnike vdekjeje 

për ditën kur të ecësh drejt ndarjes së madhe.

Këmbe përherë një fjalë me një të huaj kur e sheh

që është i vetmuar diku. 

Trego respekt për të gjithë njerëzit

dhe mos iu përul askujt.

Kur zgjohesh në mëngjes falëndero 

për ushqimin dhe gëzimin ejetës.

Nëse nuk ke arsye për falënderim,

faji bie vetëm mbi ty.

Mos abuzo për asgjë e me askënd,

për të këmbyer gjërat e urta me të marrat

dhe hiq shpirtin e vizioneve.

Kur të të  vijë çasti për të vdekur,

Mos u bë si ata, që i kanë zemrat plot me frikë,

dhe kur të vijë koha e tyre, ata do të qajnë

dhe do të luten që të kenë dhe pak kohë për ta jetuar jetën ndryshe.

Këndo këngën tënde të vdekjes

dhe vdis si një hero që kthehet në shtëpi. "

 

Capo Tecumseh

13. MJEGULL 

- Këngë – Papago

 

Unë thërras mjegullën,

mjegulla vjen

të lagë tokën.

ndërsa unë eci, 

zhytem pak në të tani.

Po rri në mes të fushave .

Mendoj për gjërat e mira, të bukura.

  

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1