Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | AGIMI

AGIMI

Font size: Decrease font Enlarge font
image FILIP LARKIN (Philip Larkin ) 1922 - 1985

 

 

 

 

Philip Larkin (Coventry9 gusht 1922 Londër, më 2 dhjetor 1985ka qenë shkrimtarpoet e kritik muzike britannik.

 

 

        AGIMI

 

zgjohesh duke dëgjuar

Të këndojë gjeli tutje në largësi

Hapni dyert dhe shikoni

Retë po ikin ...

Sa e çuditshme është, zemra s'e ndjen,

Është e ftohtë, siç janë të gjitha sendet.

 

 

DUKE ARDHUR

 

Sa shumë po zgjaten mbrëmjet

Drita e verdhë dhe e ftohtë

Lag ballin e qetë të shtëpive.

Te pema e dafinës

Në kopshtin e zhveshur

Këndon një mëllenjë:

Zëri i saj i ri të befason

Muri me tulla.

Së shpejti do vijë pranvera

Së shpejti do të vijë pranvera

Dhe unë me fëmijërinë time kapur për dore

I harruar prej mërzisë

E ndiej veten si një fëmijë

Që vjen pikërisht

Kur të rriturit bëjnë paqe,

Dhe nuk kupton asgjë

Përveç një buzëqeshje të pazakontë,

Dhe fillon të jetë i lumtur.

 

DITËT

 

Për çfarë na shërbejnë ditët ?

Ditët na shërbejnë për të jetuar.

Vijnë dhe na zgjojnë

Çdo herë përsëri.

Na shërbejnë për të jetuar të lumtur.

Ku mund të jetohet veçse në ditët?

Ah, të zgjidhësh problemin

E sjell dhe priftin dhe mjekun

Me veshjet e tyre të gjata

Vrap nëpër fusha.

Dhe pasi e ke kaluar gjithë mendjen tënde, ajo

që sheh është më e qartë se një faturë ngarkese.

Asgjë tjetër s'duhet të mendosh

që ekziston.

Dhe cila është përparësia? Vetëm se, me kohë,

ne parashikojmë gjurmën  e verbër

që të gjitha aktet tona përmbajnë, dhe i rikthejmë në shtëpi.

Por të rrëfesh,

në atë mbrëmje të gjelbër në  të cilën  fillon vdekja jonë,

ç'ishte ajo, nuk është vërtet mjaft

sepse u skalit në një njeri vetëm një herë,

dhe ai njeri vdiq.

 

përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1