Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NË GJYSMËMUGËTIRËN E BUKUR

NË GJYSMËMUGËTIRËN E BUKUR

Font size: Decrease font Enlarge font
image ANDRE BRETON 1896 -1966

 

Andre Breton 

Tinchebray, Orne, Francë  18shkurt 1896 

Vdiq më 28 shtator 1966(70 vjeç) André Breton ishte një shkrimtar, poet dhe anti-fashist francez.

Ai njihet më mirë si themeluesi i Surealizmit. Shkrimet e tij përfshihen në Manifestin e parë surrealist të vitit 1924, në të cilin manifest ai e përcaktoi surrealizmin si "automatizëmpastër psikik".

NË GJYSMËMUGËTIRËN E BUKUR

 

Në gjysmëmugëtirën e bukur të vitit 1934

Ajri ishte një trëndafil i shkëlqyer, i kuq

Dhe pyllIi ku unë përgatititesha të hyja

Fillonnte me një pemë me gjethe të bëra me letra cigaresh

Sepse unë të prisja ty

Dhe nëse ti vjen me mua

S’ka rëndësi se ku

Buza jote e larëzuar me savat të zi

Nga ku vazhdon të rikthehet prapë rrota blu e përhapur dhe e thyer që shkon lart e zbehtë  në ulluk 

Të gjitha mrekullitë nxituan të takoheshin me mua

Një ketër erdhi të aplikonte barkun e saj të bardhë në zemrën time

Nuk e  di si qëndronte aty

Por toka ishte plot me reflekse më të thella se reflekset e ujit

Sikur metali të kishte tronditur më në fund trupin e saj

Dhe ti shtrihesh në detin e frikshëm të bizhuterive 

Rrotullohesh

Lakuriq   

Në një diell të madh fishekzjarresh

Të shihja të zbrisje ngadalë nga radiolarët

Tek të njëjtat guacka të iriqve detit qesh unë atje

Kërkoj falje, tashmë nuk isha më atje

E kisha ngritur kokën, sepse arkivoli i gjallë 

me kadife të bardhë më la

Dhe unë isha i trishtuar

Qielli midis gjetheve shkëlqente egërsisht dhe mizor si një dragua

Unë sapo mbyllja sytë

Kur dy muret e pyllit që u hapën papritur u rrëzuan

Pa zhurmë

Si dy gjethet qendrore të një nimfe të madhe

Nga një lule e aftë për t’u mbajtur gjithë natën

Unë isha aty ku më sheh

Në parfumin kumbues në shpërthim të plotë

 

Para se ato gjethe të ktheheheshin vazdimisht në jetën në ndryshim

Pata kohë për të vënë buzët e mia

Në kofshët e tua të qelqta

Përktheu: Faslli Haliti

 

 

   GRUAJA IME ME FLOKË ZJARR DRURI

 

Gruaja ime: flokë zjarri druri

Mendime vetëtime ngrohëse

Jetë klepsidre

Gruaja  ime: jetë vidre midis dhëmbëve të tigrit

Gruaja ime: buzë rozetë dhe rreze yjesh 

të madhështisë së fundit

Dhëmbë të stampuar miu të bardhë mbi sfond të bardhë

Gjuhë qelibarI dhe qelqi vetues

Gruaja ime: gjuhë meshë e shpuar

Gjuhë kukulle që hap dhe mbyll sytë 

Gjuhë guri të pabesueshëm

Gruaja ime: qerpikë shufra dorëshkrimi fëminor 

Vetulla në bord të folesë së dallandyshes

Gruaja ime: tempuj me ҫati gri

Avull mbi qelqe

Gruaja ime: supe shampanje

Burim me koka delfinësh nën akull

Gruaja ime:  pulse shkrepësesh

Gruaja ime: gishta kumar dhe ase zemrash

Gishta bari të korrur

Gruaja ime: sqetulla shqarthi dhe lajthie

Natë e Shën Gjonit

Privet dhe fole skalarësh 

Krahë shkume deti të mbyllur

Përzierje gruri dhe mulliri                

Gruaja ime: këmbë raketë

Lëvizje orësh dhe dëshpërimi

Gruaja ime: pulpa prej palce shtogu

Gruaja ime: këmbë me iniciale

Këmbë me tufa çelësash, këmbë stukuese që pijnë

Gruaja ime: qafë elbi zbukuruar me rruaza 

Gruaja ime : gryka e Val d'Or-ës

 

Takimet deri në shtratin e përroit

Gjinjtë e natës

Gruaja ime: gjinj kodrinash tëurithit të detit 

Gruaja ime: gjinj epruvetë rubinësh

Gjinj zomb trëndafili të kuq njomur me vesë 

Gruaja ime  bark i shpalosur prej erashke së ditëve

Bark putër gjigande

Gruaja ime: kurriz zogu që vërtitet vertikalisht

Shpinë zhivë

Shpinë drite

Qafë me gurë të lëmuar dhe sava të njomë

Rënia e gotes me të cilën pive

Gruaja ime: ije anijesh

Ije me llambadarë dhe stilolaps shigjetë

Nervaturë puple prej palloi të bardhë

Bilanҫier i ftohtë

Gruaja ime: vithe gurr ranor dhe asbesti

Gruaja ime: vithe me shpinë mjellme

Gruaja ime: vithe pranverore

Seks  gladiolus 

Gruaja ime: seks shtresë me flori dhe ornitorinku

Gruaja ime: seks alge deti dhe karamelesh të hershme

Gruaja ime: seks pasqyre

Grua ime: sytë plot lot

Sy veshje kalorësi vjolë dhe gjilpërë magnetizuese

Gruaja  ime: sy savane

Gruaja ime:  sy uji për të pirë në burg

Gruaja ime: sy druri gjithmonë nën sëpatë

Sy të niveleve të ujit, të ajrit, të tokës dhe zjarrit

 

    Përktheu: Faslli Haliti

ANDRÉ BRETON

NË RRUGËN PËR NË SAN ROMANO

Poezia bëhet në një shtrat si dashuria

Çarçafët e saj të shprishur janë aurora e gjërave

Poezia bëhet në pyll

 

Ka hapësirën që i nevojitet

Jo këtë, por atë që e kushtëzojnë

 

Syri i skifterit

Vesa mbi bargjan

Kujtimi i një shisheje të Traminit njollosur në një tabaka argjendi

Një kolomë e lartë turmalinë në det

Dhe rruga e aventurës mendore

Që rritet në kulm

Ndalet dhe menjëherë ngatërrohet me veten

 

Nuk është diçka që të bërtas nga çatitë

Nuk është e pahijshme ta lëmë derën hapur

Ose thirrisni ca dëshmitarë

 

Tezga peshqish si shkurre me trishtilë

Binarët në hyrje të një stacioni të madh

Reflekset e dy brigjeve

Brazdat e bukës

Flluska e përroit

Ditët e kalendarit

Fjalët e Shën Gjonit

 

Akti i dashurisë dhe akti poetik

Janë të papajtueshme

Me leximin gazetës me zë të lartë

 

Ndjenja e rrezes së diellit

Shkëlqimin blu që lidh goditjet e sëpatës sëe druvarit

Fije e qift në formën e një balone në formë zemre ose  tenxhereje

Rrahjet ritmike të bishtit të kastorit

Zelli i vetëtimës

Nisja e ortekut e karameleve nga lartësia e shkallëve të vjetra

 

 

Dhoma e magjive

Jo zotërinj nuk është fjala për të  tetë Ddhomat

As për avujt e konvikteve të dielës në mbrëmje

 

Figurat e vallëzimit të kryera me transparencë mbi pellgjet

Demarkacioni i trupit i një trupi gruaje kundër murit në hedhjen e thikave

Shtjellat e qarta të tymit

Kurba e sfungjerit të Filipineve

Gurët e gjarpërit të koral

Boshllëku  i dredhkës mes rrënojave

Ajo ka të gjithë kohën para vetes së saj

 

Poetika e ngushtë si shtrëngimi i mishit të trupit

Për aq kohë sa zgjat

Parandalon perspektivat e mjerimit në botës

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1