Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | FJALË, CITIME DHE AFORISMA

FJALË, CITIME DHE AFORISMA

Font size: Decrease font Enlarge font
image VIKTOR HUGO 1802 - 1885

 

Viktor Hugo (Besançon, 26shkurt 1802 - Paris, 22maj 1885) ishte një shkrimtar, poet, dramaturg dhe politikan francez. Udhëheqësi i Romanticizmit, ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka pasur Franca.

 

 

FJALË, CITIME DHE AFORISMA

 

1.

Një fe: sa e nevojshme është për njeriun. Është i lig ai njeri që nuk beson në asgjë. 

2.

Të torturosh një dem për kënaqësi, për argëtim, është shumë më tepër se të torturosh një kafshë, është si të torturosh një ndërgjegje.

 

3.

Pa Francën, bota do të ishte e vetme.

 

4.

Diplomatët tradhtojnë gjithçka, përveç  emocioneve.

 

5.

Nga guaska mund ta kuptosh molusqet, nga shtëpia qiramarrësin.

(Të mjerët)

 

 

6.

Perëndia është dukshëm e padukshme.

 

7.

Toleranca është feja më e mirë.

 

8.

Kush nuk është i zoti të jetë i varfër nuk është i zoti të jetë i lirë.

(Oqeani)

 

9.

Qeni është virtyti që, duke mos qenë në gjendje të bëhet njeri, u bë kafshë.

(Përsjatjet)

 

 

10

Dyzet vjet janë pleqëria e rinisë, por pesëdhjetë vjet janë rinia e pleqërisë.

 

11.

Të jesh i shenjtë është një përjashtim; të jesh i drejtë është rregulli. Gabo, mungo, mëkato, por ji i drejtë.

(Të mjerë)

 

12.

Burri është i detyruar të bëjë; gruaja mund të jetë e kënaqur me qenien.

(Oqeani)

 

13.

 

Ne jetojmë në një shoqëri gri; t'ia dalësh, ja këtu është mësimi i rrënjosur nga korrupsioni mbizotërues. Duhet thënë se me kalimin e kohës, suksesi është gjëja më e ndyrë; ngjashmëria e tij e rreme me meritat mashtron njerëzit

(Të mjerët)

 

14. 

 

Brutalitetet e progresit quhen revolucione.

Kur ato mbarojnë, kuptohet se gjinia njerëzore është keqtrajtuar, por ka ecur.

( Të mjerët )

 

15.

 

Nëse do të kuptoni se ç'është Revolucioni pyet  Progresin, dhe nëse ti do të kuptosh se ç'është progresi, atëherë quaje atë Nesër.

(Të mjerët)

 

 

16.

 

Guxo: progresi arrihet vetëm në këtë mënyrë.

( Të mjerët )    

 

 

17.

Një njeri nuk është dembel nëse ai zhytet në mendimet e tij; ka punë të dukshme dhe punë të padukshme.

( Të mjerë )

 

18. 

 

Turma mund të bëjë vetëm trazira. Për të bërë revolucion, duhet Populli.

(Gjërat shihet)

 

 

19.

 

 

I varfëri, sa herë që ka kohë për të menduar, ai bëhet i vogël para ligjit dhe i vocër para shoqërisë; ballafaqohet, lyp dhe kërkon të prekë butonin e dhembshurisë. Ai ndjen veten, e di që është gabim.

(Të mjerët)

 

20.

 

Jeta, fatkeqësia, izolimi, braktisja, varfëria janë fusha beteje që kanë heronjtë e tyre, heronjtë oskurë, ndonjëherë më të mëdhenj se heronjtë e shquar.

(Të  mjerët)

 

 

21.

 

Pyetja e vërtetë është: puna nuk mund të jetë një ligj, pa qenë një e drejtë.

(Të mjerët)

 

 

Mblodhi dhe përktheu:  Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1