Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | FJALË, CITIME DHE AFORISMA

FJALË, CITIME DHE AFORISMA

Font size: Decrease font Enlarge font
image Viktor Hugo

FJALË, CITIME DHE AFORISMA

Viktor Hugo (Besançon, 26 shkurt 1802 - Paris, 22 maj 1885) ishte një shkrimtar, poet, dramaturg dhe politikan francez. Udhëheqësi i Romanticizmit, ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka pasur Franca.

***

 

FJALË, CITIME DHE AFORISMA

 

1. 

Ka një spektakël më të madh dhe se i detit, dhe është qielli; ka një spektakël më të madh se qielli, dhe është brendësia e shpirtit. 

 

(Të mjerët)

 

2.

Të udhëtosh është e nevojshme që të lindësh dhe të vdesësh në çdo çast.

(Të mjerët)

 

3. 

Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalti 

 

(Mbreti argëtohet)

 

4. 

Lumturia supreme e jetës është që të jemi të dashuruar për atë që është, ose më mirë, të jemi të dashurar për inat të asaj se ç'është njeriu.

 

(Të mjerët)

 

5.

Të duash ose të kesh dashur, mjafton: mos kërko gjë më pas. Nuk është e mundur të gjesh margaritarë të tjerë në palat e errëta të jetës: të duash është të jesh i plotë.

 

(Të mjerët )  

 

6.

Besoni, se jeni të fortë. Dashuroni, që të jeni të lumtur.

 

(Oqeani)

 

7.

Gjysma e jetës kalohet duke pritur kush do të na dashurojë dhe gjysma tjetër për të lënë atë që doni.

 

(Oqeani)

 

8.

Fikso qeni tënd në sy dhe tento të pohosh akoma se kafshët nuk kanë shpirt.

 

9.

Shpesh ka më shumë gjëra të mbytura në fund të një shpirti sesa në fund të detit.

 

(Oqeani)

 

10.

Një grua që ka një dashnor është një engjëll. Një grua që ka dy të dashur është një përbindësh, një grua që ka tre të dashur është një grua.

 

11.

Kam takuar në rrugë një djalë shumë të varfër i cili ishte i dashuruar: ai kishte një kapelë të vjetër, xhaketën të vjetruar, uji kalonte përgjatë shollit të këpucëve dhe yjet përmes shpirtit të tij.

 

***

12.

Shpirti ndihmon trupin dhe nganjëherë e ngre; është vetëm zogu që ndihmon kafazin e tij.

 

(Të mjerët)

 

13.

Agimi ka një madhështi misterioze të madhe që përbëhet nga një mbetje ëndrre dhe një princip mendimi.

(Punëtorët e detit)

 

14.

Jeta s'është veçse një humbje e gjatë e asaj që duhet.

 

(Njeriu që qesh)

 

15.

A e dini ç'është miqësia? Po!, të jesh vëlla dhe motër, dy shpirtra që takohen pa  u ngatërruar me njëri-tjetrin, dy gishtat e dorës. Po dashuria? dashuri? Oh dashuria, është të qenit dy dhe të mosqenit veçse një person. Një burrë dhe një grua që shkrihen në një engjëll. Është qielli.

 

(Katedralja e e Parisit)

 

16.

Dashuria është si një pemë: buis në vetë, hedh thellë rrënjët e saj në të gjithë jetën tonë dhe vazhdon shpesh të gjelbërojë në një zemër në rrënojë.

 

(Katedralja e Parisit)

 

17.

Jeta pa butësi dhe pa dashuri nuk ishte veçse një makineri jo e vajosur, plot gërvima dhe lot.

 

(Katedralja e Parisit)

 

18.

Mund edhe të besosh as në asgjë, por ka disa çaste në jetë në të cilën lutet perëndia i tempullit që është përpara nesh.

 

(Katedralja e Parisit)

 

19.

Të jesh gjysmë i verbër është më keq se të qenit i verbër, sepse shihet ajo që na mungojnë.

(Katedralja e Parisit)

 

20.

Skepticizmi është kariesi i inteligjencës.

 

(Të mjerët)

 

 

21.

E gjithë historia është vetëm një përsëritje e gjatë: një shekull plagjiat i tjetrit.

 

(Të mjerët) 

 

21 AFORIZMA 

mblodhi dhe përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1