Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI XLVI 1996

NOBELISTI XLVI 1996

Font size: Decrease font Enlarge font
image WISŁAWA SZYMBORSKA

 

WISŁAWA SZYMBORSKA  marrë çmimin Nobel në vitin 1996 dhe me shumë çmime të tjera, ajo përgjithësisht konsiderohet poetja më e rëndësishme polake në vitet e fundit dhe një nga poetët më të dashur për publikun. Në Poloni, vëllimet e saj arrijnë shifrat e shitjeve (500,000 kopje të shitura - si bestseller) që konkurrojnë me ato të autorëve më të njohur të prozës, edhe pse Szymborska ka vërejtur me ironi, se poezia nuk i pëlqen më shumë se dy njerëzve në një mijë.

 

 

"Për poezinë që me saktësi ironike lejon që konteksti historik dhe biologjik të dalë në dritë në fragmente të realitetit njerëzo

 

TEJKALIM

Zbuluan një yll të ri,

por kjo s’do të thotë që atje ka më tepër dritë

dhe diçka që mungonte më parë.

 

Ylli është i madh dhe i largët,

kaq i largët, sa duket i vogël,

edhe më i vogël se të tjerët

edhe më të vegjël s’e vetë ai.

Të çuditesh s’do të ishte aspak e çuditshme

vetëm po të kishim kohë për të.

 

Mosha e yllit, masa e tij, pozicioni,

e gjitha kjo mbase mjafton

për një tezë doktorate

dhe për një koktejl të vogël

në mjediset e afërta të qiellit:

astronomi, gruaja e tij, kolegët,

atmosfera e liruar, rroba të thjeshta,

bisedohet , mbi të gjitha, për tema lokale

dhe hahen lajthiza

 

Një yll i shkëlqyer.

po s’është një arsye e mjaftueshme

të mos ngremë dolli për zonjat tona

që janë mjaft më pranë.

 

Një yll pa pasoja.

Pa ndikim mbi kohën, modën, përfundimin e matshit,

qeverinë, hyrjet dhe krizën e vlerave.

 

 

Pa reflektime mbi propagandën dhe industrinë e rëndë,

mbi shkëlqimin e tavolinës së marrëveshjeve me llak.

Mbi të gjitha për ditët e numëruara të jetës.

 

Ç’vlen këtu të pyesësh

nën sa yje lind njeriu,

dhe nën sa yje pas një çasti të shkurtër vdes.

 

E re.

-Tregomë së paku ku është.

-Midis buzës së resë së përhimët, të shkriftuar

 dhe asaj degëze akacieje, pak më majtas.

-Ah, ja ku është – them.

Perktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1