Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | PERKTHIME | PËRVJETORIT DHE VDEKJES SË JOSEPH BRODSKY

PËRVJETORIT DHE VDEKJES SË JOSEPH BRODSKY

image EDWARD HIRSCH

 

 

                       

Edward Hirsch ka lindur në Çikago më 1950. Ai ka marrë çmime të shumta për poezinë e tij, dhe në vitin 2008 ai u emërua Kancelar i Akademisë së Poetëve Amerikanë. Ai botoi koleksionet për Sleepwalkers (1981), Falënderimet e egra (1986), Parade Night (1989), Masat Tokësore (1994), On Love (1998), Shtrëngoj Darkness (2003), Urdhërat e Veçantë (2008) dhe Zjarri i Gjallë: Poezi të Reja dhe të Përzgjedhura (Knopf, 2013), një antologji e tridhjetë e pesë viteve të shkrimit poetik. Ai është gjithashtu autor i disa librave në prozë. Ai dha mësim për gjashtë vjet në Departamentin e Gjuhës Angleze në Universitetin Shtetëror Wayne dhe për shtatëmbëdhjetë vjet në Shkrimin Shkencor të Programit në Universitetin e Hjustonit. Ai është President i Fondacionit Memorial John Simon Guggenheim. Poezitë e paraqitura janë marrë nga The Living Fire: Poezi të Reja dhe të Përzgjedhura. 

PËRVJETORIT DHE VDEKJES SË JOSEPH BRODSKY

 

Archangelsk, ngricë e njelmët, erëra të ftohta të shteteve balltike,

Fëmijë që hedhin topa bore kundër statujave sovjetike.

 

Drifhërima arktike e hënës në mesditë,

Pemët e mbuluara, këmbësorët të dengëzuar.

 

Kur dridhej dielli prapa oxhaqeve,

Si një ushtar i rënë në vend në letargji.

 

Në Muzeun e Veriut të Madh, ndriçim i mekur.

Subjekti ishte mërgimi i brendshëm i poetit,

 

Metafizika kundër historisë dhe Beteja

Mortale midis Poezisë dhe Kohës,

 

Një Luftë e Ftohtë që s'do të përfundojë kurrë.

Për më tepër, pasioni i tij për portet plot ujë.

 

Dhe macet kokëforta, sidomos Bluja 

E rusisë që vinte nga Deti i Bardhë.

 

Pas një shëtitje të përbaltur, me ajër të njelmët,

Fjetja me kapotë në një kazermë të përshtatur.

 

Gjatë gjithë natës ndjeva çizmet e qullura

Të një ushtrie që marshonte përgjatë rrugëve

 

Nën batanijen e trashë të errësirës.

Por në mëngjes, në përvjetorin e zymtë,

 

U zgjova në një heshtje autoritatare.

Dëbora kishte pushtuar qytetin.

Përktheu: Faslli Haliti

EDWARD HIRSCH

 

TË DIELËN NË MËNGJES SHPEJT

 

Unë e tallja shpesh babanë tim dhe miqtë e tij

sepse ngriheshin herët të dielave në mëngjes

dhe e pinin kafenë në një bar të lagjes,

por sot edhe unë jam po aq i marrë sa edhe ata.

 

Askujt s'i çahet koka për poshtërimet e mia të vjetra,

por ato zvarriten në mes të gjumit tim

si një sërë kanaçesh bosh që rrapëllijnë

pas një makine të braktisur.

 

Shkon kështu: pikërisht kur mendon

kur ke harruar atë vajzën flokëkuqe

që të la të bllokuar në një parking

dyzet vjet më parë, po ti zgjohu

 

herët për ta parë që të zhduket

pas këndit të ëndrrës tënde

mbi motorrin e dikujt tjetër,

që uturon heret në autostradë.

 

Dhe kështu që tani ulem në barin e ndriçuar

të populluar me njerëz që zgjohen shpejt,

ku qelqet e dritareve janë gjithë blozë

dhe kafeja e vakët dhe e hidhur.

 Përktheu: Faslli Haliti

EDWARD HIRSCH

SI DO TË JETË E MBRËMJA E FUNDIT

Ti je ulur në një dritare në gjirin e vogël

në një Bar Kafe të zbrazët pranë detit.

Është muzg, dhe pronari po e mbyll,

edhe nëse ti je ende i përkulur mbi kalorifer

që humbet dalngadalë nxehtësinë.

 

Tani po zbret poshtë drejt bregdetit

për të parë kaltërsitë e fundit të zbehen valëve.

Jetove në shtëpi të vogla hapësirëngushta -

muret përreth të kanë mbajtur mbështjellë -

por edhe qielli dhe deti të dy ishin të tutë.

 

Nuk ka asnjë në xhiro Që të pijë me ty

nga mjegulla e lagur, thellësi e errët.

Je vetëm ti me Universin që qarkullon.

Mirupafshim, dashuri, larg, në një vend të ngrohtë,

këtu natën është e pakufishme, heshtja e pafundme.

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1