Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | FTESË DASHURISË

FTESË DASHURISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Paul Laurence Dunbar

Paul Laurence Dunbar

FTESË DASHURISË

Më hajde kur ndrit nga yjet nata
Të vish kur hëna të jetë e plotë,
Më hajde kur dielli rrezet e arta
I derdh bujarisht mëngjeseve mbi botë.

Hajde me muzgun e butë ngjyrë gri,
Në natën e errët a ditën e ndritur,
Më hajde sa herë mundesh, dashuri
Dhe je e mirëpritur, je e mirëpritur.

O dashuri, ti ëmbëlsia e ime,
E butë je si folezë pëllumbi,
M'i sjell zemrës qetësinë sublime
Si zog që kthen në çerdhe së fundi.

Më hajde kur zemra nga brengat pikon,
Jak kur kam hare në dritë të syve,
Më hajde kur vjeshta gjethet rrëzon,
Të vish kur nis kuqëlim i qershive.

Më hajde kur çel gonxhe e parë n'oborre,
Të vish kur vera vagullon e përzhitur,
Më hajde kur dimëri shkund pluhur dëbore
Dhe je e mirëpritur, je e mirëpritur.

Sprovë shqipërimi

Janaq Pani


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1