Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | ËNDRRA E GURIT

ËNDRRA E GURIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image VASKO POPA 1922-1991

 

 

Vasko Popa ka lindur 29 qershor 1922 në fshatin Bellacërkë në Grebenac si Vasile Popa, rumanisht etnike. Ai ndoqi shkollën fillore dhe shkollën e mesme në Vrsac.

Në vitin 1940 ai u regjistrua në Fakultetin Filozofik në Beograd, pastaj duke vazhduar studimet e tij në Bukuresht dhe Vjenë. Në vitin 1949 ai u diplomua në gjuhët romane në Fakultetin Filozofik në Beograd.

Poezitë  e tij të para i botoi në revistën "Novine Književne" dhe në gazetën "Borba".

 

Vasko Popa është një nga poetët më të përkthyer dhe vlerësuar në ish-Jugosllavinë dhe madje edhe sot është një nga poetët më të përkthyer serb dhe të njohura në botë. Poezitë e tij në anglisht u dukën që në vitin 1969, kuruar e prezantuar nga Ted Hughes (poezi të zgjedhura, Penguin Books), i cili më vonë publikoi dhe shkroi introduktin në një gamë të gjerë të poezive Popa, ka shkruar midis viteve 1943 dhe 1976. Është përkthyer  në njëzet gjuhë, përveç Hughes mes përkthyesve të tij ose midis atyre që kanë shkruar për të, Çarls Simiq (Anglisht), Alain Bosquet (frëngjisht), Octavio Paz (spanjisht), Gun Bergman, Artur Lundkvist si dhe të tjerë  të famshëm ndërkombëtarë.

Në Itali për Popan ka pasur një vëmendje gati njëzet vjet pas vdekjes së tij, kur revista "Në formën fjalësh" botoi një përmbledhje të poezive të tij të titulluar "Vasko Popa, Poezi", kuruar e perkthyer nga Lorenzo Casson, me një Pasthnie, shkruar nga Dan Oktavian Cepraga. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai u internuar në kampin e përqendrimit në gjermani Bečkerek sot Zrenjanin.

 

 

1.ËNDRRA E GURIT

 

Nga toka u shtri një dorë

Hodhi lart një gur

 

Ku është guri

Në tokë s’u kthye

Deri në qiell nuk arriti

 

Ç’ndodhi me gurin

Mos e hëngri vallë lartësia

Apo mbase u transformua në një zog

 

Ja guri

Mbetur me kokëfortësinë e vet

As në tokë e as në qiell

 

Dëgjon veteveten

Dhe botën midis botëve

 

 

 

2. DY GURË

 

 

Ata e shohin njeri – tjetrin apatik

E shohin njeri – tjetrin dy gurë

Dy karamele dje

Në gjuhën e përjetësisë

Sot dy lot prej guri

Në qerpikun e së panjohurës

 

Nesër dy miza rëre

Në veshët e shurdhërisë

Nesër dy gropëza të gëzuara

Në faqet e ditës

 

Dy viktima të një shakaje të vogël

Të një shakaje pa shije pa një shakaxhi

 

E shohin njeri – tjetrin apatik

E shohin njeri – tjetrin me vithe të ftohta

Flasin nga barku

Flasin në erë

 

 

3. HISTORIA E NJË HISTORIE

 

Na ish një herë një histori

Që mbaronte

Para se të niste

Dhe fillonte

Pasi kishte mbaruar

Heronjtë hynë në skenë

Pas vdekjes së vet

Dhe dolën

Pas lindjes së vet

Heronjtë treguan

Për një tokë apo qiell

Treguan për gjithçka

 

Nuk flasin ata, vetëm për një gjë

Për  të cilën nuk dinin as edhe vetë ata

Që ishin heronj të historisë

 

Të një historie që përfundon

Para se të nisë

Dhe fillon

Pasi kae mbaruar

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1