Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | MELANKOLI

MELANKOLI

Font size: Decrease font Enlarge font
image POL VELEN (Paul Verlaine) 1844 -1896

 

 

 

Paul Marie Verlaine (Metz, 30 mars 1844 - Paris, 8 janar 1896) ishte një poet francez.Figura e poetit të mallkuar, Verlaine njihet si mësues i poetëve të rinj të kohës së tij. 

MELANKOLI

 

Trëndafilat ishin të gjithë të kuq

dhe  dredhkëzat krejt të zeza.

 

I dashur, ti sapo lëviz

dhe rilindin ankthet e mia.

 

Qielli ishte shumë i nartë

shumë i ëmbël, dhe deti

 

shumë i gjelbër, dhe ajri

shumë i ëmbël. Unë gjithmonë trembem

- dhe më duhet të pres!

Ndonjë arratisjen tënde të tmerrshme.

 

Nga ashja jam i lodhur,

Nga gjethet e llakuara

 

të bushit të butë e të fushave

të shfarosura, dhe pastaj

 

për çdo gjë, mjerisht!

Përveç jush.

 

 

 

 

JETOJMË NË KOHË TË TURPSHME

 

 

 

 

Ne jetojmë në kohë të turpshme

ku martesa e shpirtrave

duhet të vulosë bashkimin e zemrave;

në këtë kohë të stuhive të tmerrshme

nuk është e tepërt të kesh guxim 

për të jetuar në të tillë fitues.

 

Përballë asaj që guxohet

duhet të ngrihemi,

mbi çdo gjë, kopje e rrëmbyer

në ekstazat e thjeshta të së drejtës,

dhe të shpallim me një gjest madhështor

dashurinë tonë krenare, si një sfidë.

 

Por ç’nenojë ka ta themi.

Ti mirësia, ti buzëqeshja,

a nnuk je ti edhe këshillimi,

këshilla e mirë besnik dhe krenare,

fëmija e qeshur mendimrëndë

të cilit gjithë zemra ime i thotë: Faleminderit!

 

 

 

FLUTURO, KËNGË, SHPEJT

 

 

 

Fluturo, këngë, shpejt

Përpara asaj dhe thuaji

së në zemrën time, besnike,

dritë të gëzuar bëri

një rreze duke u shpërndarë,

dritë të shenjtë, errësira

të dashurisë: frikë,

mosbesim dhe pasiguri.

Dhe ja dita e madhe!

Mbetur gjatë memece

dhe e ndrojtur – e ndjen?

- Gëzimi këndoi

si një laureshë me gjallëri

në qiellin e çelur, të ndriçuar.

Fluturo, këngë gjenuine,

dhe qoftë e mirëseardhur

pa pendime

të kota ajo që më në fund kthehet.

 

përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1