Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Dhelpra

Dhelpra

Font size: Decrease font Enlarge font
image Simon Armitage

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dhelpra

Simon Armitage

 

Duke qëndruar në kodër, sikur mendonte të fshihej

në yjet e veta, poshtë në perëndim të qiellit.

Unë mund ta godisja nga këtu me një gur, ta vendosja pishtarin

në anën e pasme të syve të saj. Ishte afër.

 

Natën tjetër, mbeturinat u shqyen, u boshatis qesja

e kuqëruar për qentë me dhjamra e kocka.

Natën pas asaj nate, gjashtë grizhla u rrëzuan

nga leshi i dhelprës, duke ndotur rrugën ku ecte ajo.

 

Simon Armitage

 

Simon Armitageka lindur në West Yorkshire, Angli në vitin 1963. Ka fituar një BA nga Universiteti Portsmouth në gjeografi dhe një MS në punë sociale nga Universiteti i Manchesterit, ku studioi ndikimin e dhunës televizive tek shkelësit e rinj. Ai punoi si oficer sprovues për gjashtë vjet përpara se të përqendrohej në poezi. Në vitin 2015, ai u zgjodh Profesor i Poezisë në Oksforddhe në vitin 2017 u emërua Profesor i Poezisë në Universitetin e Leeds.

Armitage është autor i koleksioneve të shumta të poezisë. Armitage gjithashtu ka publikuar disa romane. 

Poezia e tij shpesh është e ndikuar nga muzika. Armitage ka performuar gjithashtu si anëtar i grupit The Scaremongers.

 Ai ka dhënë mësim në Universitetin e Leeds, Workshopin e Shkrimtarëve të Iowa-s, dhe Universitetin Metropolitan të Manchesterit. Ai është anëtar i Shoqërisë Mbretërore për Letërsi. Marrësi i nderoneve dhe çmimeve të shumta, Armitage u emërua Poeti i Mijëvjeçarit në vitin 1999 dhe një Komandant i Perandorisë Britanike në vitin 2010. Në vitin 2014 ai u nderua me Çmimin Cholmondeley.

 

Përktheu nga origjinali: Fatmir Terziu

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1