Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Majtas Djathtas

Majtas Djathtas

Font size: Decrease font Enlarge font
image Dorothy Nimmo

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Majtas Djathtas

Nga Dorothy Nimmo

 

Nëse do ta kishit kohën tuaj përsëri çfarë

do te zgjidhnit? Po të luanim

“Portokall dhe Limon” do të zgjidhnit

portokallin? Limonin? A do të më zgjidhnit mua?

Nëse më keni zgjedhur mua, a do të jem i juaji

gjysma më e mirë?! Nëse do të ishte vetëm gjysma

ime do të ishte më mirë? Do

merrnit prej meje majtas, apo djathtas? Nëse do të ishte vetëm

një e majtë do ta merrnit atë? A do të

më kapnit në të djathtë? Nëse nuk mund ta merrja atë

do të më jepni tjetrën?

Nëse Ju do të ishit Të Tjerët do të isha unë një prej tyre? 

A do të jem i djathtë?

Apo do të më duhet i majtë?

 

Nëse është gjysmë orari, ndjeheni si

një limon në të djathtë? Kur i ke thithur

lëngun a do të mbetet ndonjë gjë?

Sa nga kjo mund të merrni?

 

Sa kohë u ka mbetur? Nëse, prapë

ju keni për ta pasur kohën tuaj ngatë

a mendoni se do të merrni në të djathtë?

 

 

Dorothy Nimmoka lindur në Manchester në vitin 1932 dhe vdiq në Yorkshire në maj 2001. Botoi gjashtë libra me poema dhe tre pamflete; shkruante dhe botonte tregime të shkurtëra. Në vitin 1996ajo mori një Çmim Cholmondeley. Libri i saj “The Children's Game” (Smith/Doorstop, 1998) ishte një Rekomandim i Shoqërisë së Librit të Poezisë. Libri i saj i fundit ishte The Ëigbox: Neë & Poems Selected(Smith/Doorstop, 2000). 

Dorothy Nimmoishte edhe një aktore për dhjetë vjet, një grua dhe një nënë për 25 vite. Në 1980 ajo filloi të shkruante; në vitin 1989 ajo u largua nga shtëpia. Ajo ishte kujdestare e “Settle Friends Meeting House”.

Nimmo nuk ishte një poete pjellore, dhe ajo botoi më pak se ajo shkroi. Një fletushkë u botua në Lancaster nga Brazen Voices në vitin 1984, A Ëoman's Ëork(me çmim 50p). Në vitin 1987, Graham Mortsolli librin e saj të parë, Homeëards(Giant Steps Press) dhe John Killickdhe Tony Ëardnxorrën librin e saj, Vrasin Parrotët e Zezë(Littleëood Arc, 1993). Këto janë koleksione të fuqishme edhe pse ato i drejtohen vetëm 35 dhe 45 faqeve të poezive respektivisht. Mbulesa e të gjitha botimeve të saj shfaqë piktura të dallueshme nga Maggie Berkoëitz.

Sidoqoftë, e lindur në Manchester, e arsimuar në Yorkdhe Kembrixhajo kaloi vitet 1960 në Gjenevë, por u kthye në Angli në vitin 1970 në Peterborough ku ajo solli në jetë katër fëmijë. Ajo u divorcua në vitin 1980 dhe u zhvendos në Lancaster ku u bashkua me kursin e saj të parë të krijimtarisë. Në vitin 1989 ajo mori një MA në Shkrim kreativ në Universitetin Lancaster dhe pastaj kaloi nëntë muaj në Pendle Hill, një Qendër Quaker për Studimin dhe Kontemplimin në Pensilvani. Ajo u kthye për të jetuar në Gloucester, ku gatuante në një restorant vegjetar.

Rreth saj, U A Fanthorpeka shkruajtur: “Dorothy Nimmo është vetë një poezi autentike. Subjektet e saj duken të sigurta: dhi, dele, fëmijë, nëna, bimë, fotografi, emra të njerëzve dhe shtëpive; asgjë nuk duket se kërcënon atje. Askush nuk do të ankohet se poezitë e saj nuk janë të arritshme; ata kanë një mesazh për të gjithë. Ajo dëgjon gjithë kohën ‘Zhurma shurdhuese e asaj që nuk thotë asgjë por mjaft vlera’. Dhe ajo e thotë këtë, me ftohtësi, me saktësi, dhe me shumëllojshmëri verbuese të formave komplekse”.

 

Përktheu nga origjinali: Fatmir Terziu

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1