Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Mirëmëngjes

Mirëmëngjes

Font size: Decrease font Enlarge font
image Charles Tomlinson

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mirëmëngjes

Charles Tomlinson

 

 

Kur hapim perdet,

do të jetë e bardhë apo e lagur?

A do të kujtohet ai zjarr mbrapa tek ne,

ose do të harrojmë që ka ardhur

 

papajtueshmëria gri

e shiut kundër acarit shkrumb,

distancat u shkrinë përsëri

dhe pikëpamja e largët u përhumb

 

në një shikim të mbyllur

përqark djersitjes hera-herës,

duke e kapur atë pak dritë të ngjizur,

mes pluskash të errëta të verës?

 

Zgjedhja nuk është e jona,

kështu që ne presim një shans

grumbullimi nga orët e vona

në atë të gjatë distancë

 

deri në luginë arrin pa fre

drejt në dritaret tona ku endet,

parashikimi në kundërshtim me ne:

le t’i tërheqim perdet.

 

Alfred Charles Tomlinson, CBE (8 janar 1927 - 22 gusht 2015) ishte një poet britanik, përkthyes, akademik dhe ilustrues. Ai lindi në Penkhull dhe u rrit në Basford, Stoke-on-Trent, Staffordshire. Charles Tomlinson, që nga publikimi i tij i parë në vitin 1951, ndërtoi një karrierë që pa më shumë njoftime në skenën ndërkombëtare sesa në Anglinë e tij të lindjes; kjo mund të shpjegojë dhe të shpjegohet me vizionin e tij ndërkombëtar të poezisë. Ndikimi i poezisë amerikane, që njihet në hyrjen e tij në poezinë e parë të tij, “Mbi Manhattan” dhe puna e tij si përkthyes nga gjuhët e shumta, duke përfshirë italishten, spanjishten dhe rusishten, dëshmojnë për këtë vizion, ku ka përfshirë William Carlos Williams, Octavio Paz, Vasko Popa dhe Philippe Jaccottet e dallojnë këtë autor. Ai gjithashtu ka punuar si kritik, profesor universiteti dhe artist, dhe është shpërblyer me Çmimin Bennett,Çmimin Ndërkombëtar Ennio Flaianodhe Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë Attilio Bertolucci, plus anëtarësimin në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Shkencave dhe me titullin Britanik CBE.

 

(Përktheu nga origjinali: Fatmir Terziu)

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1