Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | A EKZISTON JETA PAS VDEKJES?

A EKZISTON JETA PAS VDEKJES?

Font size: Decrease font Enlarge font
image A EKZISTON JETA PAS VDEKJES?

Adriana Myrtaj

A EKZISTON JETA PAS VDEKJES?

Idea e jetës pas vdekjes pohohet nga të gjitha besimet (përvec ateizmit). Besohet se një pjesë esenciale e identitetit të njeriut, rrjedha e vetëdijes të tij, vazhdon të manifestohet pas vdekjes së trupit fizik. Besimet dallohen nga njëri tjetri vetëm përsa i përket diskutimit se c'pjesë e aspektit thelbësor të individit jeton pas vdekjes, nëse është element i pjesshëm i tij apo është i tërë shpirti që vazhdon të ekzistojë si identitet individual, apo ndodh si në rastin e Nirvanës, shpirti nuk përmban më individualitet. 

"Pjesë esenciale e njeriut", është aspekti thelbësor i tij, është ajo pjesë jona që na dallon nga njeri tjetri, që na jep identitet personal dhe nuk është trupi fizik. Trupi fizik është vetëm mjeti që i mundëson Shpirtit eksperiencën e jetës tokësore. Vetëdija individuale e gjithësecilit është që na bën të dallohemi nga njeri tjetri.

Shpirti i njeriut është tërësia e aftësive të tij: arsyeja, karakteri, ndjenja, ndërgjegja, kujtesa, perceptimi, mendimi etj. Ndërgjegja, vetëdija, kjo është ajo cfarë është, cfarë ekziston. 

Vdekja është ndërprerja e të gjitha funksioneve biologjike që ushqejnë organizmin dhe e mbajnë atë gjallë. Ajo konsiderohet si një ngjarje e trishtuar, e pakëndshme. Humbet njeriu i dashur. Me ikjen fizike të njeriut, ndërpriten të gjitha marrëdhëniet shoqërore dhe familjare që ai pati me të tjerët. Vdekja e njeriut të dashur shoqërohet me ndjenja si ankthi, pikëllimi, dashuria, dhimbja, depresioni, simpatia, vetmia, apo trishtimi dhe melankolia. Fenomeni i vdekjes gjithmonë e ka preokupuar njeriun dhe është përpjekur ta njohë atë. 

C'bëhet me Shpirtin më pas?

Në disa besime, individi mund të rilindë në këtë botë dhe të rifillojë ciklin e jetës përsëri, pa kujtuar atë që ka bërë në të kaluarën. Unë vetë e besoj këtë, se të gjithë ne vijmë nga eksperienca të jetuara më parë. Nuk mbajmë mend, por mencuria e përftuar si pasojë e jetëve të jetuara më parë, shfaqet që në fëmini, midis të tjerash aftësia e intuitës për të dalluar të mirën nga e keqja, etj. Gabojmë gjatë jetës, por gabimi është pikërisht ajo për të cilin shpirti ka nevojë të eksperimentojë, për të mundësuar arritjen e zhvillimit dhe perfeksionimin e tij. 

Cikli i rilindjes dhe vdekjes mund të ndodhë për një kohë të gjatë, derisa individi të fitojë pjekurinë shpirtërore, sic e ka përcaktuar natyra dhe Universi. Feja, ezoterizmi dhe metafizika janë shkencat që merren gjerësisht me studimin e ligjeve të jetës në përgjithësi dhe asaj në tokë në vecanti.

Sipas tyre, rrjedha e ndërgjegjes individuale i referohet rrjedhjes së mendimeve në një mendje të vetëdijshme. Studimet shkencore kanë treguar se përjetojmë vetëm një ngjarje mendore në një kohë, këtë si një rrjedhë të shpejtë lëvizjeje të mendjes; përmbajtja e kësaj rrjedhjeje është gama e plotë e mendimeve, për të cilat njeriu është i vetëdijshëm.

Praktika e mësuar në Buddhizëm për të qënë të vetëdijshëm në cdo cast, moment pas momenti (mindfulness) për cdo eksperiencë ose përvojë jetësore, e ndihmon njeriun që të përjetojë drejtpërsëdrejti "rrjedhën e ndërgjegjes së tij" dhe të zhvillojë gradualisht vetëdijen dhe mençurinë. 

Mësimet budiste e përshkruajnë rrjedhën si "rrëke" të ngjarjeve mendore dhe materiale që përfshin përvojat shqisore si shikimi, dëgjimi, nuhatja, prekja, cdo mendim që lidhet me të kaluarën, të tashmen ose të ardhmen, si edhe aktivitetet e tjera mendore të njeriut që krijohen në proces si ndjenjat, perceptimet, qëllimi/sjellja. 

Këto ngjarje, mëson Buddhizmi, janë të influencuara nga faktorë të tjerë si gjërat për të cilat njeriu është më së shumti i tërhequr dhe kufizime të mbetura tek ai nga e kaluara. Shfaqja moment pas momenti, cast pas casti, e "rrjedhës së vetëdijes" ndikohet nga ligjet fizike, ligjet biologjike, ligjet psikologjike, ligjet që kanë të bëjnë me vullnetin e njeriut dhe ligjet universale.

Në të gjitha kulturat dhe besimet ekziston idea e gjykimit të Shpirtit pas vdekjes dhe pas sipas gjykimit vjen shpërblimi ose dënimi për jetën e bërë.

Në sistemet Abrahamike të besimit dhe traditës të tilla si Judaismi, Kristianizmi dhe Islami, në të cilat besimtari beson në Profetin Abraham dhe pasuesit e tij, pohohet se Shpirti shkon në një plan të vecantë shpirtëror, siç është përcaktuar nga Perëndia, bazuar në veprimet ose besimin e njeriut gjatë jetës. 

Në traditën e Hinduizmit besohet në rilindjen e shpirtit në një jetë tjetër prej njeriu, ku natyra e llojit të jetës në vazhdim dp përcaktohet nga veprimet e individit në jetën që sapo ka përfunduar.

Religjionet Abrahamike (Judaismi, Kristianizmi, Islami) besojnë në një Zot të vetëm dhe janë pasues dhe zbatues të një etike të caktuar rregullash ku bazohet e gjithë përvoja individuale e jetës njerëzore. 

Muslimanët janë të inkurajuar të besojnë dhe shërbejnë Allahut me qëllimin e vetëm të pranohen në Parajsë. Ata shpresojnë që jeta e tyre e pafundësisë të mundësohet atje. Besimtarët muslimanë janë kuriozë të njohin dhe mësojnë se si është jeta në Parajsë. Vetëm Allahu e njeh me siguri, por Kurani e përshkruan Parajsën. 

Si është jeta Përtej? 

Besimtari musliman beson se shpirti që pranohet në Qiell përshëndetet nga engjëjt. Në Qiell njeriu provon vetëm emocione dhe përvoja pozitive; nuk ka urrejtje, zemërim ose mërzitje apo shqetësim të asnjë lloji. Gra e burra pranohen në Parajsë dhe shumë familje ribashkohen.

Shpërblimi më i madh për muslimanin është të fitojë kënaqësinë dhe mëshirën e Allahut. Ky është Nderi individual i njeriut dhe nderi shpëtohet nga ata që besojnë në Allah dhe përpiqen të jetojnë në përputhje me udhëzimet e Tij. 
Kurani thotë:

"Thuaj (o Muhamed!): “A doni t’ju tregoj për gjëra më të mira se ato? Për ata që janë të devotshëm te Zoti i tyre do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë." "(3: 15)

 Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Allahun. Kjo është fitorja e madhe!”. (5: 119)

 "Nxitoni të fitoni faljen e Zotit tuaj dhe parajsën, hapësira e së cilës është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të drejtët, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet të tjerëve. Allahu i do bamirësit." (3:133-34)

“Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra të mbara, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu." (3:195)

Parajsa është vendi i Dinjitetit. Kurani përshkruan: "Ata do të mbështeten në Frone (të dinjitetit) të radhitura sipas shkallës..." (52:20)

"Ata, dhe kush i shoqëron ata, do jenë në korije me hije të freskëta, mbështetur në Frone (Dinjiteti). Cdo frut (gëzim) do të jetë atje për ta; do kenë cdo gjë që dëshirojnë". (36:56–57)

Në Islam, Parajsa kuptohet të jetë një vend i jetës pa mbarim. 

"Ata që kanë Besim dhe punojnë në mbarësi do jenë banorë të Parajsës, ku do qëndrojnë përgjithmonë" (2:82)

"Se i këtij lloj shpërblimi, është Falja nga Zoti i tyre, Kopshte me lumenj që rrjedhin nën to, vendbanimi i përjetshëm. Sa i shkëlqyer shpërblimi për ata që punojnë dhe përpiqen! " (3:136)

Comments (1 posted):

Lumi on 02/12/2018 19:27:40
avatar
Shume domethenese.I lumt dora dhe mendja shkrimtares.
Kam deshire re lexoj ma shume nga kjoe shkrimtare

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1