Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | Ma'at - Perëndesha e së vërtetës, ekuilibrit, rendit, harmonisë, ligjit, moralit dhe drejtësisë

Ma'at - Perëndesha e së vërtetës, ekuilibrit, rendit, harmonisë, ligjit, moralit dhe drejtësisë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ma'at

Ma'at - Perëndesha e së vërtetës, ekuilibrit, rendit, harmonisë, ligjit, moralit dhe drejtësisë

Në Mytologjinë Egjiptiane, Ma'at ishte perëndesha që përfaqësonte konceptin e së vërtetës, ekuilibrit, rendit, harmonisë, ligjit, moralit dhe drejtësisë. Ma'at ishte normë për natyrën dhe shoqërinë, në këtë botë dhe në tjetrën. Përvec rolit të saj në krijimin dhe rolin e saj për të parandaluar kthimin e gjithësisë përsëri në kaos, roli i saj kryesor mbeti Peshimi i Zemrës. 

Pupla ishte shenja dalluese e Perëndeshës Ma'at, emblema e saj. Sipas legjendës, zemrat e të vdekurve viheshin në peshore së bashku me Puplën e Ma'at, si masë ekuilibri. Simbolikisht kjo do të thoshte se i vdekuri  do kalonte provën e moralit dhe të etikës që e kishte shoqëruar gjatë jetës. 

Ma'at përfaqëson parimin etik dhe moral që çdo qytetar shpresohej të ndiqte gjatë jetës së përditshme. Shpresohej që njeriu të vepronte me nder dhe të ishte i drejtë në gjithshka që përfshinte familjen, bashkësinë, kombin, mjedisin dhe perëndinë. 

Ma'at si një parim u formua për të plotësuar nevojat komplekse të shtetit emergjent egjiptian që përbëhej nga grupe të ndryshme shoqërore me interesa jo të njëjta. Zhvillimi dhe ndjekja e rregullit synonte të shmangte kaosin dhe u bë baza e ligjit egjiptian. Mbreti i asaj kohe do ta përshkruante veten si "Lord i Ma'at".

Rëndësia e Ma'at u fuqizua deri në atë pikë saqë u përfshi në të gjitha aspektet e ekzistencës, duke përfshirë ekuilibrin bazë të universit, marrëdhënien midis pjesëve përbërëse, ciklin e stinëve, lëvizjet qiellore, vëzhgimet fetare dhe marrëdhëniet me drejtësinë, ndershmërinë dhe vërtetësinë e sjelljes në jetën shoqërore.

Egjiptianët e lashtë kishin bindjen e thellë për shenjtërinë dhe unitetin si themel të universit. Jeta korrekte shoqërore dhe e ritualit duhej të bënte të mundur arritjen e harmonisë për të gjithë shoqërinë. Për cdo mosmarrëveshje që prishte harmoninë shoqërore, ishte bindja se do kishte pasoja për individin, si dhe për shtetin. Një Mbret që qeveriste keq mund të sillte varfëri, dhe një mallkim verbëri për individin. Në kundërshtim me rregullin shprehur në konceptin e Ma'at, ishte koncepti i Isfetit: kaosit, gënjeshtrës dhe dhunës. 

Përveç sa më lart, rëndësia e drejtësisë dhe së vërtetës  Maat, përfshinte të tjera parime që kishin të bënin me ligjin, si edhe me rëndësinë e aftësive për retorikë, rëndësinë e kryerjes së detyrave të cdo lloji nëpërmjet "veprimit të drejtë". 

Në një tekst të Middle Kingdom (2062 deri 1664 pes) Krijuesi deklaron: "E bëra çdo njeri si shokun e tij". 

Ma'at ju kujtonte të pasurve të ndihmonin ata me më pak fat dhe të mos i shfrytëzonin ata. Ajo deklaronte: "Ju dhashë bukë të uriturve dhe vesha të zhveshurin" dhe "Isha  bashkëshort i vejushave dhe baba për jetimin". 

Për mendimin egjiptian, Ma'at lidhte të gjitha gjërat së bashku në një unitet që s'mund të shkëputej: universi, bota natyrore, shteti dhe individi shiheshin si pjesë e rregullit të qëndrueshëm mbështetur në drejtësi dhe vërtetësi. 

Ma'at përfaqësonte parimin moral dhe etik që cdo qytetar egjyptian i duhej të ndiqte gjatë jetës së tij të përditshme. Shpresohej që ai të vepronte me nder, vërtetësi në cështjet që përfshinin familjen, komunitetin, shoqërinë, ambientin, Zotin. 

Një paragraf i Instruksioneve të Ptahhotep e paraqet kështu Ma'at:


Drejtësia është e mirë dhe vlera e saj mbetet.

Nuk është harruar që nga dita e krijimit,

Ai që shkel rregullin e saj dënohet.

Ajo bëhet si një udhë edhe përpara atij që nuk di asgjë.

Shkatërrimi nuk ka ndodhur ndonjëherë të sjellë të mira.

Është e vërtetë se e keqja mund të fitojë pasuri, por fuqia e së vërtetës është ajo që mbetet,

dhe që gjithkush për të mund të thotë: "Ishte pronë e babait tim".


Nuk kanë mbetur shumë materiale që përshkruajnë se si praktikohej ligji i lashtë egjiptian. Ma'at ishte vetë shpirti i drejtësisë. Ajo përfaqësonte vlerat morale dhe themelore që përbënin sfondin për zbatimin e drejtësisë. Kjo e fundit duhej të demonstrohej nëpërmjet shpirtit të Ma'at. Gjyqtarët e asaj kohe mbanin emblemën e saj në organet gjyqësore.  

Në kohën e Egjiptit të lashtë, ekzistonte  ligji grek së bashku me ligjin egjiptian. Ligji egjiptian deklaronte të drejtat e grave, ju lejonte grave të vepronin në mënyrë të pavarur nga burrat, të kishin pasuri të konsiderueshme personale. Me kalimin e kohës kjo ndikoi dhe u pasqyrua edhe në konventat e grekëve dhe romakëve që në atë kohë e kufizonin këtë të drejtë të grave. 

Egjiptianët varroseshin bashkë me  "Dyzet e Dy Deklaratat e Pastërtisë", që përshtateshin për cdo individ, sipas jetës së tij personale, të kënaqnin Perëndeshën Ma'at dhe nëpërmjet fuqisë që ka fjala e shkruar, të mund të ripohonin drejtësinë dhe mbarësinë e të mund kështu të fshinin cdo gabim të mundshëm bërë gjatë jetës të atij që i kushtoheshin. 

Dyzet e Dy Deklaratat e Pastërtisë ishin:

Unë nuk kam kryer mëkat.

Unë nuk kam kryer grabitje me dhunë.

Unë nuk kam vjedhur.

Unë nuk kam vrarë burra dhe gra.

Unë nuk kam vjedhur bereqet.

Unë nuk kam vjedhur c'ishte ofruar për të tjerët.

Unë nuk kam vjedhur pronën e perëndive.

Unë nuk kam thënë gënjeshtra.

Unë nuk kam marrë ushqim.

Unë nuk kam shqiptuar mallkime.

Unë nuk kam shkelur kurorën.

Unë nuk kam bërë askënd të qajë.

Unë nuk kam hidhëruar askënd pa arsye.

Unë nuk kam sulmuar asnjë njeri.

Unë nuk jam njeri i mashtrimit.

Unë nuk kam vjedhur në tokën e kultivuar.

Unë nuk kam përgjuar njeri.

Unë nuk kam shpifur.

Unë nuk jam zemëruar pa arsye.

Unë nuk i kam bërë dëm asnjë gruaje.

Unë nuk i kam bërë dëm asnjë gruaje. (përsëritet afirmimi i mëparshëm).

Unë nuk e kam ndotur veten.

Unë nuk kam terrorizuar asnjë.

Unë nuk e kam shkelur ligjin.

Unë nuk kam qenë i zemëruar.

Nuk i kam mbyllur veshët nga fjalët e së vërtetës.

Unë nuk kam mallkuar.

Unë nuk jam njeri i dhunës.

Unë nuk jam nxitës i grindjeve.

Unë nuk kam vepruar (ose gjykuar) nxitimthi.

Unë nuk jam bërë kurioz për cështje personale të ndokujt.

Nuk i kam shumuar fjalët e mia në të folur.

Unë nuk kam bërë asnjë padrejtësi, as dhe ndonjë të keqe.

Unë nuk kam punuar magji kundër Mbretit (ose mallkuar Mbretin).

Unë kurrë nuk kam ndalur asnjë rrjedhë uji.

Unë kurrë nuk e kam ngritur zërin tim (duke folur me arrogancë, ose me zemërim).

Unë nuk kam mallkuar Zotin.

Unë nuk kam vepruar për hakmarrje të keqe.

Unë nuk kam vjedhur bukën e perëndive.

Unë nuk kam ngrënë të dhënën për shpirtrat e të vdekurve.

Unë nuk kam marrë bukën e fëmijëve dhe nuk e kam përbuzur zotin e qytetit tim.

Unë nuk kam vrarë bagëtinë që i përket perëndisë.

 

 

Comments (1 posted):

al on 01/12/2018 18:37:44
avatar
Shume bukur Adriana,
Ma'at, epokë e matriarkalizmit, kur njerëzit s'kishin qëllim tjetër veç pastërtisë shpirtërore e morale pa të cilëm muk vjen as drejtësia e as mbarësia. Sa keq që ky qëllim nuk u trashëgua.Sot njeriu vërsulet drejt të kundërtës.
flm.
a

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1