Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | KUJTOMË

KUJTOMË

Font size: Decrease font Enlarge font
image CHRISTINA GEORGINA ROSSETTI 1830 - 1894

 

Christina Georgina Rossetti(Londër, 5 dhjetor 1830 - Londër,29 dhjetor 1894),motra e Dante Gabriel Rossetti, William Michael Rossetti, dhe Maria Franceska Rossetti, ishte një nga poetet më të rëndësishme britanike të shekullit të kaluar.

Babai i saj, Gabriele Rossetti, ishte një poet italian dhe i njohur Carbonar. Nëna e tij, Franceze Polidori, ishte motra e një miku të Lord Bajronit, John William Polidori.

 

__________________________________

 

Kush ka parë vallë erën ?

As unëas ti. Por kur pemët përkulin kokat e tyr, Era i ka kapërcyer.

____________________________________

 

 

1. KUJTOMË

    

 

 

 

Kujtomë kur të kem ikur larhg, 

në vendin e heshtjes ,

as përdore ti s’do mund t’më mbash,

as unë s’do mund të të kthej përshëndetjen .

 

Kujtomë, edhe kur s’ke mundësi t’më flasësh 

çdo ditë që t’më thuash ëndrrat e tua:

më kujto dhe kjo mjafton, sepse unë e di,

s’do të vijë fjala, as fjala, as lutje tek unë.

 

Edhe nëse do të doje, të më harroje pak

dhe më pas të më kujtoje, mos e lëndo veten:

sepse, nëse errësira dhe rrënoja lënë gjurmë

të mendimeve të mia të së shkuarës,

është më mirë, për ty të buzëqeshësh dhe të  harrosh

që nga kujtimi të torturohesh.

 

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

 

2. MIRAZH

 

 

Shpresa që ëndërroja, ishte ëndërr ,

vetëm një ëndërr, më zgjon tani ,

i dëshpëruar, i këputur  dhe plakur,

për një ëndërr.

 

Var harpën time në një pemë,

një shelg vajtues buzë një liqeni :

Var atje harpën memece, të lodhur 

e të çarë,

për një ëndërr .

 

Rri e qetë e qetë, rri e qetë, zemërthyer ,

zemër e heshtur, rri e qetë dhe e copëtuar:

jeta dhe bota kanë ndryshuar, 

edhe unë vetë

për një ëndërr.

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

 

 

3. KOTËSI E KOTËSIVE

 

Çdo gjë që bie mbi këtë tokë,

është gjethja e vjeshtës në zemrën time

më bën të ndjej dhimbjen më të thellë .

Kush mendonte për pranverën në lulëzim 

Bota e gjërë qeshte e stolisur-

Psherëti, këngë me krahë.

 

Një qind  kurthe së paku dhe fatale

gjatë udhëtimit të një dite, ne ekspozojmë veten:

është molla e krimbur mbi degë ,

zogu të cilit i thyhen krahët,

zëri që këndoi, që vdiq ngadalë.

Heshtje, tingull e shikim dhimbjeje. -

Poet, Shenjë e bukur.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1