Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | PËLLUMBESHA

PËLLUMBESHA

Font size: Decrease font Enlarge font
image RAFAEL ALBERTI

 

 

Rafael Alberti Merello (El Puerto de Santa María, 16dhjetor 1902- Cadiz, 28tetor 1999) ishte poet spanjoll.

PËLLUMBESHA

 

 

U gabua pëllumbesha,

Gabohej.

U nis për në veri, u gjend në jug,

mendoi që gruri ishte uji.

gabohej.

 

Mendoi se deti ishte qielli,

që nata ishte agimi.

gabohej.

gabohej.

Që yjet – vesa,

që ngrohtësia – dëbora.

gabohej,

gabohej. 

 

Që fundi yt ishte bluza jote,

që zemra jote – shtëpia e saj.

gabohej,

gabohej.

 

Ajo ra në gjumë buzë bregut,

ti në majë të një dege.

 

Përktheu: Falli Haliti

 

 

 

BALADA PËR POETËT E SOTMË ANDALUZË

 

 

Çfarë këndojnë poetët Andaluzë tani?

Çfarë shikojnë poetët Andaluzë tani?

Si ndjehen poetët Andaluzianë tani?

 

Këndojnë me zërin e njeriut, po ku janë njërëzit?

Shikojnë  me sytë e njeriut, por ku janë njerëzit?

Ndiejnë me gjoksin e meshkujve, ku janë burrat?

 

Këndojnë, kur këndojnë duken si  të vetmuar.

Mos ka mbetur Andaluzia pa as edhe një njeri?

Shohin, e kur shohin duken si të vetmuar,

 

Ndijejnë, kur ndjejnë duket sikur janë të vetmuar.

Mos vallë maleve andaluze s’ka më asnjë njeri?

Mos në detet fushat andaluze s’ka mbetur kush?

 

S’ka mbetur kush që t’i përgjigjet zërit të poetit?

S’ka kush të shikojë zemrën pa mure të poetit?

Ka shumë që vdiqën e s’ka mbetur veçse poeti?

 

Këndo fort, do vesh re se dëgjojnë të tjerë veshë.

Shikoni lart e do të shihni se shohin sy të tjerë.

Rrihni lart, do mësoni se një tjetër gjak po rreh.

 

Poeti s’është më i thellë i mbyllur në bodrum. Kënnga e tij ngjitet më lart kur përhapet në ajër, 

Dhe tashmë ajo është e gjithë njerëzve.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1