Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | FËMIJËT EXTREMADURAS

FËMIJËT EXTREMADURAS

Font size: Decrease font Enlarge font
image RAFAEL ALBERTI 1902 - 1999

 

Rafael Alberti Merello (El Puerto de Santa María, 16dhjetor 1902- Cadiz,28tetor 1999) ishte poet spanjoll.

FËMIJËT EXTREMADURAS

Fëmijët e extremaduras 

ecin zbathur.

Kush ua vodhi këpucët ?

I plagos të ngrohtit e të ftohtit.

Kush ua grisi rrobat?

 

Shiu

ua lag shtratin dhe gjumin.

Kush ua shkatërroi shtëpinë?

 

Ata nuk i dinë

emrat e yjeve.

Kush ua mbylli shkollat?

 

Fëmijët e extremaduras

 

janë seriozë.

Kush qe hajduti i lojërave të tyre?

***

Edhe poeti Rafael Alberti bënte disa pyetje. Pyetje reale, për të cilat ai nuk mund të përgjigjej ose të paditej? ose një përpjekje për të zgjuar

ndërgjegjen?

Rajoni i Spanjës ku nga 1936 deri më 1939 shpërtheu lufta civile e nisur nga Frankistët, një pjesë e ushtrisë që nën Francisco Francon u rebelua kundër republikës demokratike. Nga kjo luftë e përgjakshme e Spanjës lindi një diktaturë e rëndë.

 

Kjo poezi vjen nga: Poezi e Rafael Alberti - Bijtë e Extremadura 

 

 

RRËNJËT E THYERA          

 

Natyrisht, kënga ime

mund të jetë e çdo vendi

Por këto rrënjë të shkulura,

mjerisht, këto rrënjë të shqyera,

nganjëherë këto s’ma lënë

që kënga të jetë e botës dhe as 

e kësaj toke, 

të asaj pjese tepër të vogël

të Tokës.

Ka edhe që më thonë: Po ti 

ç’mund të na thuash për këtë?

Dhe unë i përgjigjem: Miq,

edhe nëse kënga ime 

do që të jetë e botës,

i ka rrënjët në ajër,

i mungon ushqimi i tokës 

së njohur.

Dhe është si pema që ngjitet lart

dhe nuk është e asnjë pjese,

Edhe pse nganjëherë

nga një përpjekje heroike

e pafundme e mendimit

rrënjët e saj prekin tokën,

Dhe kënga pastaj bëhet

vetëm e asaj toke, e asaj 

pjese tepër të vogël

të tokës.

***

Mërgimi është një nga çmimet më të larta të vendosura nga lufta për liri. Rafael Alberti shpreh në këto vargje ndjenjën e boshllëkut që krijohet në një derdhje për çrrënjosjen nga origjina e tyre dhe për humbjen dashamirësisë dhe lidhjeve kulturore me tokën e tyre.

 

Kjo poemë vjen nga: Poezi e Rafael Alberti - Rrënjët e thyera 

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

KUJTIMI I DYTË

 

Edhe më parë,

shumë më parë se revolta e hijeve,

kur në botë ranë pupla 

të djegura

e që një zog mundte të vritej 

edhe nga një zambak.

Para se ti të më pyesje

për numrin dhe vendin e trupit.

Mjaft përpara trupit

Në epokën e shpirtit.

Kur ti hapje 

në ballin e pakurorëzuar të qiellit

Dinastinë e parë të ëndrrës.

E duke mos më llogaritur gjëkundi,

Ti shpike fjalën e parë.

Pra, takimin tonë.

***

Kjo poezi vjen nga: Rafael Alberti POEZI - SIPAS KUJTIMIT

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1