Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NERIU ME KITARË BLU

NERIU ME KITARË BLU

Font size: Decrease font Enlarge font
image WALLACE STEVENS 1879-1955

 

Wallace Stevens (Reading,tetor 1879 - Hartford,gusht 1955) ishte një poetastatunitense.

NERIU ME KITARË BLU

I

Njeriu i përkulur mbi kitarën e tij

Në ditën e gjelbër. Ndoshta një rrobaqepës.

 

I thanë: "Mbi kitarën blu

Ti nuk i bie gjërave siç janë. "

 

Ai tha, "Gjërat siç janë

Tjetërsohen mbi kitarën  blu. "

 

U përgjigjën: "Por ti duhet t’i biesh

Një arjejeje që të jetë e t’na tejkalojë,

 

Një arje mbi kitarën blu

Me gjërat ashtu siç janë. "

II

Unë nuk arrij të sjell një botë shumë 

të rrumbullakët ,

Edhe pse mund ta ndreq atë me sa mundem.

 

Këndoj kokën e një heroi, me sy të mëdhenj.

Dhe bronzin me mjekër, por jo një njeri,

 

Edhe pse unë e riparoj sa mundem,

Dhe të arrij nëpërmjet tij, pothuajse te njeriu.

 

Nëse unë, i bie serenatave gati njeriut 

Do të thotë që të mungojnë gjërat si janë,

 

Atëherë thonë: "kjo është serenadë 

E njeriut që i bie një kitare blu.

IV

Prandaj jeta është siç janë sendet?

Mbi kordat ajo gjen rrugën e saj.

 

Mbi një kordë një milion krijesa?

E tërë mënyra e tyre, e fortë dhe e mekur,

 

Tërë mënyra e tyre e drejtë dhe e rreme,

Mënyra e tyre e tërë, e fortë dhe e dobët?

 

Thërrasin shqisa, dinakë e të çmendur, 

Miza gumëzhitëse në ajrin vjeshtak.

 

Është jeta dhe sendet siç janë,

Kjo gumëzhimë e kitarës  blu.

V   

Mos na thua që poezia është sublime,

As që vallëzojnë pishtarë nëntokësorë,

 

As që pozojnë herë mbi një rreze.

Hijet në diellin tonë nuk ekzistojnë,

 

Dita është dëshirë dhe nata është gjumë.

Nuk ekzistojnë hije në asnjë vend.

 

Toka për ne është shkretëtirë nudo.

Nuk ekzzistojnë hije. Poezia

 

Muzika tejkalon dhe mban vendin 

E qiellit bosh dhe himneve të saj. Vendin 

 

E tyre e pretendojmë ne në poezi,

Dhe në dërdëllitjet e kitarës tënde.     

VI

Një arje na kapërcen si jemi,

Por asgjë s’e ndryshon kitarën blu:

 

në gjumë jemi si në hapësirë​​,

Pa ndryshuar asgjë, përveç vendit

 

Të sendeve siç janë, vetëm vendi

Se si u bie ti në kitarën tënde,

 

Vendi përtej rrethit të mutacioneve,

Në atmosferën finale të perceptuar;    

 

Për një çast të fundit në botë

Që mendimi i artit duket i fundit

 

Kur është ideja e perëndisë vesë e dendur.

Gjumi është hapësirë​​.Kitara blu

 

Bëhet pjesë  e gjërave siç janë,

Një përbërës i shqisave të kitarës.   

XXIV

 

Një poezi e gjetur në një baltovinë,

Gati meshar për adoleshentëtin,

 

Studiusi i uritur i atij libri,

Pikërisht atë libër, ose vetëm atë faqje,

 

Ose të paktën një frazë, atë frazë,

Skifter të jetës, pak latinezante:

 

Të njoh, një Meshar për atë që mendon.

Skifterin të takojë syrin dhe t’i zmbraset

 

Jo syrit, por gëzimit të sendit.

Unë luaj me kitarë. Kjo është ajo që mendoj.

III

Kulla natyrore është krijim,

Qendra trekëndori, majë e gjelbër

E gjelbërimit, më e vlefshme e çdo shikimi

Të mëtejshëm, si një fron masiv,

Aksi i universit, majë e gjelbër,

 

Atdhe i lumtur në mijëra epithalame.

Është mali ku qëndron kulla,

Është mali i fundit. Dielli i pagjumë

Thith ajrin e vet të kulluar dhe pushon.

Një azil i tillë u krijua nga ai mbarim.

 

Është plaku deri sipër sa s’lexon gjë më 

Tani dhe përcëllimi i lashtë i të cilit

Përcëllimi veror thith, dhe u  qetësua

Nga një sens në të cilin mosha e tij 

u përmbush,

Nga një sens të asgjëje tjetër i zoti tashmë. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1