Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | ELIZËS

ELIZËS

Font size: Decrease font Enlarge font
image WILLIAM FAULKNER 1897 - 1962

 

Çmimit Nobel për Letërsi në 1949

 

William Faulkner u lind në New AlbanyMisisipi, më 25shtator 1897.Vdiq në Byhalia,  Mississippi,6korrik 1962,Shtetet e Bashkuara të Amerikës  U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytet në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej.

Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s'e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës. Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju JorkMë 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin "Mushkonjat". Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Faulkner ishte relativisht i panjohur deri në marrjen e Çmimit Nobel për Letërsi në 1949, për "kontributin e tij të fuqishëm dhe artistikisht unik në romanin modern amerikan".

Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Holiud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.

 

 

DHJETOR:  ELIZËS

 

Ku fluturoi pranvera që njohëm së bashku?

Lakuriqe janë degët e vitit të kaluar: një nga gishtat e tu

unë e pashë të vendosej në acarin e dimrit 

dhe t’i lanit larg shiut që t’i bënit të butë.

 

Nëse vetëm nga pema e gjumit gjethet kafe të përzishme,

e keqja të shkonte krejt me pranverën që vdes çdo ditë

që pikon dhe dhemb s‘do të ishte më

një vit i tërë i hidhur, i zhveshur në zemrën time.

 

Në dimrin e zemrës sime ti ishe pema e lulëzuar,

shumë më e ëmbël dukej pranvera me vonesën e saj 

ti je era që shpërtheu pranverën

në një kopsht gërmadhë.

 

Ti ishe krejt pranvera , dhe maji dhe qershori

në mishin tënd mugullonin më të shkëlqyer, por të shtypur

është viti i shiut tani dhe dielli dhe hëna e vdekur,

dhe krejt bota është e errët ose shumë e bukur.

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1