Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI XX 1966

NOBELISTI XX 1966

Font size: Decrease font Enlarge font
image NELLY SACHS

NOBELISTI  XX  1966

Lindur në Berlin në vitin 1891,vdiq në Stokholm në vitin 1970.Ajo ka shkruar disa libra me poezi që janë ndër dëshmitë më dramatike të Holokaustit. Por edhe në mërgim, gjendja e Judeut endacak. Zgjodha këtë poezi të Nelly Sachs, “Kori i të mbijetuarve”, sepse ajo është e bukur dhe e famshme, dhe është shumë intensive në aspektin e dëshmitarëve. Asaj iu dha Çmimin Nobel në vitin 1966.  

______________________________________________

 

MOTIVACIONI:

«për veprën e saj lirike e dramatike të veçantë, që interpreton fatin e Izraelit me rezistencën prekse»

______________________________________________

 

 

 

 

KORI I TË MBIJETUARVE

 

 

Ne të mbijetuarit

vdekja tashmëka gdhendur nga kockat tona falutetet e saj,

mbi tendinat tona ka kaluar tashmë harkun e saj -

Trupat tanë ankohen ende 

me këngën e tyre të cunguar.

Ne të mbijetuarit

para nesh, në ajrin e kaltër,

rrinë varur ende leqet e përdredhura në qafat tona -

klepsidrat janë mbushur përsëri me gjakun tonë.

Ne të mbijetuarit,

të përpirë ende nga krimbat e ankthit -

ylli ynë është varrosur në pluhur.

Ne të mbijetuarit

ju lutemi:

tregonani ngadadalë diellin tuaj.

Udhëhiqnani me butësi nga ylli në yll.

ndihmonani të mësojmë përsëri jetën.

Ndryshe kënga e një zogu,

kova që mbushet në burim

mund të shpërthejë dhimbja

e mbyllur me vështirësi

e bënani të shkumojmë -

Ju lutemi:

mos na tregoni prapë një qen që kafshon

mund të ndodhë, mund të ndodhë 

që të tretemi në pluhur

para syve tuaj.

Por ç’e mban indin e njësisë sonë?

Ne të pafrymët,

shpirti ynë fluturoi tek ai në mesnatë,

shumë më parë se trupi ynë të ruhej

në arkën e çastit-

Ne të mbijetuarit,

shtrëngojmë dorën tuaj

rinjohim sytë tuaj -

por vetëm lamtumira na mban ende të bashkuar,

lamtumira në pluhur

na mban të bashkuar me ju -

                      

 Utet, 1996

 

 

NE TË PALINDURIT 

 

 

Ne të palindurit -

Tashmë fillon malli për t’u formuluar.

Brigjet e gjakut zgjerohen për të na mirëpritur.

Si vesa biem në dashuri.

Hijet e kohës na bëhen ende

si pyetje në lidhje me sekretin tonë.

 

Ju që dashuroni,

ju që përmalloheni,

dëgjoni, ju, të sëmurë të lamtumirës:

jemi ne që fillojmë të jetojmë në vështrimet tuaja,

në duart tuaja që shkojnë në kërkim të dritës blu -

jemi ne që nuhasim të nesërmen.

Tashmë na thëthin fryma juaj,

na tërheq poshtë në gjumin tuaj,

në ëndrrat që janë mbretëria jonë,

ku infermierja e zeshkët, nata, na bën të rritemi,

derisa pesqyrohemi në sytë tuaj

derisa flasim me veshët tuaj.

 

Si fluturat

do të kapemi nga ithtarët e dëshirës tënde -

shitur tokës si zëra zogjsh -

ne që nuhasim erën e nesërme,

ne dritëprojektuesit për trishtimn tuaj. 

 

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1