Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI XVII 1959

NOBELISTI XVII 1959

Font size: Decrease font Enlarge font
image Salvatore Quasimodo

 

Salvatore Quasimodo Është një nga përfaqësuesit më origjinal të hermetizmit. Lindi në sirakuzë. Në fillim punoi si gjeometër, çka i dha mundësi ta shëtiste Italinë anekënd.Qe autodidakt. Më 1938 shkëputet nga puna për të jetuar me shkrimet e veta: punon në fillim si redaktor në disa revista, pastaj falë suksesit si poet dhe kulturës së vet të gjerë fitoi katedrën e letërsisë italiane në Konservatorin e Milanos. Më 1959 i dhanë çmimin Nobel.

Vdiq në Napoli .

 

______________________________________________________________

 

MOTIVACIONI :

 

«për fluturimin sublimimin dhe gjuhën evokative  të poezisë së tij e cila në një mënyrë vizionare pasqyron

gjendjet  e kohës sonë»

 

_________________________________________________________________

 

DITA E PARË

 

 

Një  qetësi ujërash të shtrira

më zgjon 

në zemrën e uraganeve të lashta

përbindëshi i vogël i shqetësuar.

 

Janë të lehta në errësirën time

yje të shembura së bashku me mua

në globe sterile me dy pole,

midis brazdave të agimeve të shpejta:

dashuri shkëmbinjsh dhe resh.

 

Është yti gjaku im,

Zot : le të vdesim.

 

 

LULJA E DIELLIT I PËRKULET PERËNDIMIT

 

Lullja e diellit i përkulet perëndimit

dhe tashmë rrokulliset dita

në syrin e saj në rrënim dhe ajri i verës

dendësohet dhe përkul gjethet dhe tymin e kantiereve. 

Largim me vrap rrokullimthi resh të thata 

dhe kërcitje bubullimash;

lojë, kjo e fundit e qiellit. Për fat të keq,

dhe për vite me rradhë, e dashur, na ndalon ndryshimi

i pemëve të shtrënguara brenda rrethit

të Navileveeve.Por është përherë dita jonë

dhe gjithmonë dielli që ikën

me fillin e rrezes së tij të dashur.

Nuk  kam më kujtime, nuk dua të kujtoj;

kujtesa trazohet nga të vdekurit,

jeta është e pafundme. 

Është jona çdo ditë

Njëra do të ndalet përgjithmonë,

dhe ti si unë, kur të na duket vonë.

Këtu në anë të kanalit, 

Këmbët në lëkundës, si të fëmijëve,

shikojmë ujin, degët e para 

brenda ngjyrës së tij të gjelbër që errësohet.

Dhe njeriu që në heshtje afrohet

Nuk fsheh një thikë në duart e tij,

por këtë lule barbarozë.

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1