Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI XVI1958

NOBELISTI XVI1958

Font size: Decrease font Enlarge font
image Boris Leonidovich Pasternak

 

 

Boris Leonidovich Pasternak (Rusisht: Борис Леонидович Пастернак Dëgjon? Mosk 10shkurt, 1890 - Peredelkino, 30maj, 1960) Ishte një poet dhe shkrimtar rus. 

Më 1958 merr Çmimin Nobel për letërsi.

 

 

____________________________________________________________

 

MOTIVACIONI :

 

«për rezultatet e tij të rëndësishme në fushën e poezisë bashkëkohore në atë të traditës së madhe  të epikës ruse»

______________________________________________

 

 

NË ÇDO GJË

 

Në çdo gjë kam dëshirë të arrij

deri në substancë.

Në punë, duke kërkuar rrugën time

në rebelimin e zemrës.

Deri në esencën e ditëve të kaluara,

deri në arsyen e tyre,

deri në motivin, deri në rrënjët,

deri në palcë.

Përjetësisht duke u kapur në telin

e fateve, të ngjarjeve,

të ndjej, të dashuroj, të jetoj, të mendoj

të bëj zbulime.

 

 

TË DUASH TË TJERËT

 

 

Të duash të tjerët është një kryq i rëndë,

por pa dredha ti je e bukur

e fshehta e paqartësisë sate

është  i barabartë me të kuptuarit e jetës.

 

Në pranverë, dëgjohet shushurima e ëndrrave

dhe pëshpëritja e së vërtetës dhe lajmeve.

Je nga një familje me parime të tilla

Ndjenja jote është altruiste si ajri.

 

Është e lehtë të zgjohesh e të shohësh qartë,

Të zbrazësh zemrën prej mbeturinave verbale

dhe të jetosh pa ndotjen për të ardhmen.

E gjithë kjo s’është shkathtësi e madhe.

 

 

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1