Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI XIV 1954

NOBELISTI XIV 1954

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ernest Miller Hemingway

 

Ernest Miller Hemingway (Oak Park21 korrik 1899 – Ketchum2 korrik 1961). Ai ka qenë shkrimtar,i SHBA-s. Qe autorromanesh dhe tregimesh të shkurtra. Hemingway mori çmimin Çmimin Pulitzer në vitin 1953 për novelën  Plaku dhe deti.

ÇmiminNobel per letërsinëe mori në vitin 195

MOTIVACIONI

"Për zotërim të tij në artin narrativ, demonstruar kohët e fundit në «Plaku e deti» dhe për ndikimin që ka ushtruar në stil bashkëkohor"

SHPIRTI I SPANJËS

 

A lahen,lahen,lahen në Spanjë.

A lahen në Spanjë?

Ah, po i dashur ndryshe s’ka korrida.

Vallëzojnë akrobatët me pantallona të bardha

Për të palluar ndonjë teze s’është mirë të dërrmohesh

Hajt, të shkojmë në shtëpi, xhaxha.

Shtëpia është pallati im mbretëror, shtëpia është një pordhë.

Eja të pjerdhim në shtëpinë time.

Nuk ka art në një pordhë.

Megjithëse një pordhë s'mund të jetë pa art.

Jemi në shtëpi që të pjerdhim dhe të pjerdhim pa art.

Demokraci.

Demokraci..

Billi thotë poshtë demokracia.

Poshtë demokracia.

Hajt

Hajt

Hajt.

Po ta dinte babai i tij, s'do të ishte kurrë në të njëjtën tavolinë

 

Me një Demokrat.

Tani Billi thotë poshtë demokracia.

Shporru shporru Demokraci.

Një mut është demokracia.

Një mut relativiteti.

Një mut diktatorët.

Një mut Menken.

Një mut Wol Franku.

Një mut Brumi.

Një mut dadaizmi.

Një mut Demsy.

Po lista s'është e plotë.

Edhe Ezra, thonë, është një mut. 

Përkundrazi, Ezra është i zoti.

Hajt t'i ngremë një monument.

Një monument të shkëlqyer.

E bëtë tashmë shumë të mirë.

Mund ta bëni akoma ?

Provomani mua.

Ta provojmë të gjithë.

Provojani vogëlushes atje në qoshe.

Eja vogëlushe.

Bëje një për Ezran.

Mirë. 

 

 

Fëmijë keni qenë të gjithë të zotë.

Tani ta vëmë gjithçka në vend.

Dalìbën një monument për Prustin.

Ne i bëmë një monument Ezras.

Një monument është një monument.

Para së gjithash është mendimi që ka rëndësi.

 

Paris ,1923

«Querschnitt» ( vjeshtë 1924 )

 

 

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1