Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NOBELISTI XII 1947

NOBELISTI XII 1947

Font size: Decrease font Enlarge font
image André Gide

 

André Gide (Paris, 22 nëntor, 1869 - Paris, 19 shkurt, 1951) ishte një shkrimtar francez, Çmimi Nobel për Letërsi në vitin 1947.

Afirmojnë lirinë, larg nga kufizimet morale dhe puritane, kërko ndershmërinë intelektuale që e lejon atë të jetë plotësisht vetë, duke pranuar homoseksualitetin e tij, pa braktisur vlerat e saj. Këto janë temat qendrore të punës dhe jeta e André Gide.

Ndikuar nga shkrimet e autorëve, si Henry Fielding, Goethe, Victor Hugo, Dostojevskit, Stéphane Mallarmé, Nietzsche, Joris-Karl Huysmans, Rabindranath Tagore, Roger Martin du Gard dhe shoku i tij Oscar Wilde, shkroi disa vepra

FLE MIKU IM

Flemiku im ëmbël nën tendë.

Dhe unë përgjoj që ai të flejë.

Kur  jam i vetëm do të thotë se unë pres mikun tim.

Tek ai unë nuk shkoj veçse në mbrëmje.

Kjo është ora e gjithë zjarreve të  Jugut;

Tërë toka zbardhet nga etja, pritja dhe frika;

Koha në të cilën vulgariteti i guximtarëve luhatet,

Në të cilin mendimi i urtanëve ngatërrohet,

Në të virtyti i të pastërve korruptohet -

Ka shumë etje për dashuri

Dhe dashuria është etje për të prekur -

Në këtë flakë humbet ngjyrën e saj.

Ka që, në mbrëmje, i rraskapitur nga nxehtësia e madhe, nuk e gjeti guximin e tij 

Kurajon e tyre dhe nga ngrohja e tepërt fle i lodhur;

Ka që kërkon nëpër shkretëtirë tërë natën, më kot      

pranë mendimit të vet të humbur; -

 

Fal mikut tim

Pres  pa frikë natën e ëmbël.

Kur vjen mbrëmja, miku im zgjohet;

Shkoj tek ai, dhe ngushëllohemi gjatë.

Ai shoqëron sytë e  mi në kopshtin e yjeve.

I flas për pemët e mëdha të Veriut

Dhe për vaskat e ftohta në të cilat hëna,

Pastore qiellore, si një dashnore, lahet ajo;

Ajo më shpjegon se vetëm gjërat fluturake

Kanë shpikur fjalët nudo

Ndërsa ato që nuk duant të vdesin

Heshtin përherë duke pasur gjithë kohën për të folur -

Dhe që përjetësia e tyre ua tregon.

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1