Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NJERIU I ZI

NJERIU I ZI

Font size: Decrease font Enlarge font
image SERGEJ ESENIN

 

 

NJERIU I ZI (1925)

 

Miku im, miku im

jam  shumë shumë i sëmurë,  

nga më vjen kjo e keqe, s’e di as vetë

në qoftë se më vjen nga era që fishkëllen 

mbi fushën e zbrazët, të shkretirtë, të shkretë,

 

.

 

a mbase, si në shtator në korie,

a mbase alkooli në tru po më bie.

 

Koka ime valëvit veshët,

siç bën një zog me krahët e tij.

Koka ime nuk është më në gjendje

të përkulet mbi qafë.

Një njeri i zi,

i zi i zi,

një njeri serë i zi

vjen e ulet në shtratin tim,

një njeri sterrë i zi

nuk më lë të fle gjithë  natën ai.

Njeriu i zi

fut gishtat në një libër të shpifur

dhe, me një këngë hundore mbi mua,

si një murg mbi një të vdekur më lëxon jetën 

e një maskarai  

dhe zuzari të thekur,

duke përzën ankthin dhe frikën në shpirti ai.

Njeriu i zi

i zi, i zi ...

 

"Dëgjo, dëgjomë, -

më dërdëllit, -

në libër ka projekte, 

mendime shumë të bukura.

Ky njeri

jetonte në një fshat

me banditët më të neveritshëm

dhe me sharlatanët më mandat.

 

Në dhjetor në atë atë vend

bora është e pastër 

për dreq,

dhe furtunat venë në lëvizje

çikrikët më të hareshëm në argëtim.

Ai njeri ishte një aventurier i prapë,

por i markës më të mirë,

më të lartë.

 

Ai ishte elegant,

për më tepër, poet,

edhe pse imcak,

e kapte forcën e vet,

dhe një farë gruaje,

që ishte dyzet dhe ca vjet,

ai e quante putankë

si dhe të dashurën e vet".

 

"Lumturia - thoshte ai, -

është shpejtësi e mendjes dhe e duarëve.

Të gjithë shpirtrat e plogët

janë të njohur në pakënaqësinë e tyre për ne.

Nuk ka rëndësi fare,

nëse shumë tortura

janë frut i trajtimeve 

dhe dredhimeve gënjeshtare.

Në stuhitë, në  shtrëngatatë

në jetën e ftohtë,

në humbjet e rënda të jesh

dhe kur i trishtuar  je,

duku i qeshur, i thjeshtë -

është arti më sublim në tokë, mbi dhѐ ".

 

"Njeriu i zi!

Mos e guxo këtë!

Ti nuk je në shërbim

si një polumbar.

As më intereson fare jeta

e një poeti skandaloz dosido.

Të lutem, dikujt tjetër lexoja

dhe tregoja këto".

 

Njeriu i zi

më shikon ngulët.

dhe sytë i ngjyrosen 

me një kolor  blu të butë,

sikur të donte të më thoshte se  

unë jam një kriminel dhe një hajdut,

që në një mënyrë të paturpshme, i pa fe

që ka vjedhur diku, dikë.

 

Miku im, miku im

jam  shumë shumë i sëmurë,  

nga më vjen kjo e keqe, s’e di as vetë

në qoftë se më vjen nga era që fishkëllen 

mbi fushën e zbrazët të shkretirtë, të shkretë 

a mbase, si në shtator në korie,

a mbase alkooli në trurin tim në delir.

 

Nata e acartë ...

Paqja në udhëkryq është e heshtur

unë rri vetëm në dritare,

nuk pres as mik e as të ftuar

gjithë rrafshnalta me gëlqere 

të butë e të shkriftë është mbuluar,

dhe pemët, si kalorës në kopshtin tonë

janë tubuar.  

 

Diku qan

një zog kob nate.

Kalorësit prej druri

mbjellin  një zhurmë thundrash.

Ja prapë kjo gjë e zezë

që ulet në kolltukun tim,

ngrinte pak lart cilindrin e saj

dhe duke hedhur pa kujdes shtresat për mbulim.

 

"Dëgjo, dëgjo! -

thotë me zë të neveritshëm duke më pare në fytyrë,

 

ende më afër. -

ende më pranë më përkulet.- 

nuk kisha pare kurrë 

ndonjë kriminel në jetë unë

që në mënyrë kaq të kot dhe idiote

të vuajë nga pagjumësia krejt i pagjumë.

 

Ah, mbase u gabova!

Sepse hëna s’ka humbur .

Për çfarë tjetër ka ende nevojë

kjo botë e vockël gjysmë e pëgjumur?

Mbase , me kofshët e saj të mëdha

do të vijë fshehurazi "ajo"

dhe ti do t'i lexosh asaj

lirikën tënde të flashkët, të mekur apo…?!

 

Ah, unë i dua poetët!

njerëz argëtues.

Në ta gjej kurdoherë

një histori familjare në zemër,

si ajo e një studenteje plot me puçrra përherë

dhe e një përbindëshi që  flokët të gjata i kish

që për kozmos e planete i i flet,

të dëshiruar të gjithë seksualisht.

 

Nuk e di, nuk mbaj mend,

në një fshat,

mbase, në atë të Kalugas,

ose mbase, në atë të Ryazanit,

jetonte një djalë diku

në një familje të thjeshtë fshatare,

me flokët bjond,

me sy blu ...  

 

Dhe ja ai u rrit u bë i madh,

dhe po ashtu poet,

edhe pse i vogël

e kuptonte forcën e vet,

dhe një farë gruaje,

që dyzet e ca vjeçe ish 

ai e quante fëmijë të keq,

si dhe të dashurën e tij natyrisht ".

 

"Njeriu i zi!

Ti  je një mysafir shumë i keq.

Kjo famë për ty

që prej shumë kohësh sillet rrotull".

Jam  i tërbuar, me veten time,

dhe fluturon bastuni im

madje drejtë në turirin e tij,

në rrëzë të hundës me furi

 

Hëna vdIq,

kaltëron agimit në dritare.

Ah, ti, natë!

Ç’kombinove moj, natë?

Po rri në këmbë këtu me cilindrin tim.

Nuk rri askush për t’më shoqëruar.

Jam vetëm ...

Me një pasqyrë të thyer, të copëtuar ...

                

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1