Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | TË TJERËT TË MORËN

TË TJERËT TË MORËN

Font size: Decrease font Enlarge font
image SERGEJ ALEKSANDROVIČ ESENI 1895 –1925

 

 

 

Sergéj Aleksándrovič Esénin (IPA[sʲɪrˈgʲej ɐlʲɪkˈsandrəvʲɪtɕ jɪˈsʲenʲɪn]) (rusisht: Серге́й Алекса́ндрович Есе́нин; Konstantinovo3 tetor 1895 – Leningrado28 dhjetor 1925) ishte upoeta ruso.

 

 

TË TJERËT TË MORËN

 

 

Të tjerë të morën ty:

mua më mbeti tymi i qelqit

të flokëve dhe i syve të tu gri

Lodhja e vjeshtës në ngjyrë të gjethit.

 

Oh stina e vjeshtës ! Më e shtrenjtë

Se pranvera  dhe vera e nxehtë.

Ndaj kaq fort i pëlqeve

Fantazisë së poeti të vërtetë.

 

Unë nuk gënjej me zemër:

Që sot jam gati të bërtas

Me gjithë zërin se rrugën

E huliganizmit unë e lashë.

 

Tashmë vjen koha e lamtumirës,

Arrogancës origjinale,të paepur:

Zemra piu një mishelë pijesh 

Më të fortë se alkooli më i thekur

 

 

Dhe në dritaren time troket shtatori

Me një degë të kuqe shelgu mavi,

Sepse më përgatit për në takim

Fare në heshtje, pa asnjë ceremoni

 

Tani shtrëngoj aleancën me universin

S’kam humbur gjë për hesapin tim.

Veç Rusia si me një tjetër më ngjan

Varreza, shtëpi të ndryshme për verim.

 

Shikoj përreth me sy të transparent

Dhe në çdo vend të shoh ty,

Motër, mike,

Shoqe ideale e një poeti të ri.

 

Vetëm ty, duke mohuar natyrën time

I pafe, unë mund të këndoj

Në gjysmmuzg të rrugëve

Huliganizmin ta shporr ta dëboj.

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1