Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | POETË AUSTRIAKË

POETË AUSTRIAKË

Font size: Decrease font Enlarge font
image RAJNER MARIA RILKE

POETË AUSTRIAKË

RAJNER MARIA RILKE

(Rainer Maria Rilke)

     1875-1926

Rainer Maria Rilke, emri i plotë René Karl Wilhelm Johann Josef Maria Rilke (IPA: [ʁaɪnɐmaʁiːa ʁɪlkə], Pragë, 4 dicembre1875 - Montreux, më 29 dhjetor 1926), ishte shkrimtar, dramaturg poet austriak me origjinë bohem. Konsiderohej si një nga poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të shekullit të njëzetë.

 

KEQARDHJE

 

Oh, se si gjithçka është larg

dhe për një kohë të gjatë.

Ylli, unë mendoj,

nga e cila unë marr shkëlqimin,

ajo vdiq për mijëvjeçarë.

Në anijen që ka kaluar

Mendoj se kam dëgjuar

thekse të frikës.

Një lavjerrës në shtëpi

ai mundi orët ...

Në cilën shtëpi?

Do të doja të dilja nga zemra

dhe të lënë nën qiellin e madh.

Do të doja të falesha.

Dhe nga të gjitha yjet duhet të

ende kanë realitet.

Unë besoj se e di

çfarë është ylli

që zgjat vetëm, -

që është si një qytet i bardhë

ku rrezja përfundon në qiell …

Përktheu Faslli Haliti

 

NJË VAJZË

Një vajzë doli nga dalldija

për të akordimin e këngës dhe të lirës.

Rrezja pranverore në velën e saj:

dhe në veshin tim, pati një krevat.

   

 E shtrirë bri meje atë e mbërtheu gjumi.

Dhe qe gjithçka në atë gjumë. 

Pemë magjike, lëndinë e ëmbël, hapësirë

e largëta sensitive: dhe çdo habi imja.

   

Në të, flinte bota. O Zot Canoro!

Pra e ke përsosur ti, që nuk ka më mall

të rizgjohet? Që nga lindja, ajo fle.

   

Kur do të vdesë? Para se të hesht kënga,

gjemasërish këtë ide! Ku 

do të bjerë tek unë? Përgjigju!... Një vajzë ...

 

Përktheu Faslli Haliti

KËNGË DASHURIE  

Dhe si do ta trajtoj unë shpirtin tim,

pse yti nuk u prek ?

si do ta ngre drejt sferave të tjera,

kur të mos jesh më, ti, atje?

   

Oh, do doja ta fshihja pranë diҫkaje

që të humbiste në një vetmi të errët,

në një kënd të panjohur e të heshtur

që të mos vibronte më kur rivibrojnë

humnerat e tua ! ...

   

Por gjithҫka që sapo na prek,

na merr së bashku njëlloj si harkun

që me dy kordet nxjerr vetëm një zë.

   

Për cilin instrument vallë, po debatojmë ne?

Dhe kush e mban e luan me të? ... Oh melodi !

 

 

 

                                          Përktheu Faslli Haliti

LAJMËRIM   

(Fjalët e Engjëllit)

 

Ti nuk je më pranë Perëndisë

për ne; jemi larg të gjithë. 

Por ti i ke të bukura,

të bekuara duart.

Dalin të qarta nga manteli për ty,

kontur i ndritshëm:

Unë jam vesa, dita,

por ti, je bima.

Jam  i lodhur tani, rruga është e gjatë,

Më fal, harrova.

Ai që është i Madh i lartë në diell

dhe në fronin me gurë të çmuar,

të dërgon ty meditatorë

(fitoi marramendja mbi mua).

Shih: Unë jam burimi,

por ti, ti je bima.

Hapa krahët tani, 

jam në shtëpinë modeste

pa masë; thuajse i mungon hapësira

fustanit tim të madh.

Edhe pse nuk qesh shumë vetëm,

shih: sapo më dëgjon;

në pyll unë jam një erë e butë,

por ti, ti je bima.

Engjëjt u morën të gjithë

me një shqetësim të ri:

sigurisht nuk qe kurrë kaq intensiv

dhe dëshira e turbullt.

Mbase diçka tani qartësohet

se në ëndërr ti kupton.

Përshëndetje ty, shpirti sheh:

tani je gati dhe pret.

Ti je dera e madhe, e lartë,

do të vijnë të hapin së shpejti.

Ti që vetëm  këngën time kupton:

tek ty përhumbet fjala ime

si në pyll.

Erdha për të kryer

vizionin e shenjtë.

Zoti më sheh, më verbon ...

Por ti, ti je bima.

 

Përktheu Faslli Haliti

PËR LOU ANDREAS-SALOMÉ  

 

Gjithçka që ia mbaja hapur vetes, harroja

se jashtë  s’ka vetëm sende dhe kafshë gjithmonë 

i vëmendshëm në vetvete, syri i të cilit  del nga nga rrethi i jetës së tyre, 

gati siç del një fotografi nga korniza e saj;

 

Që nga çdo anë lejoja të thyheshin vështrimet 

kurioziteti, mendimet pa mend.

Mbase formohen sy në hapësirë 

dhe shohin. Oh, vetëm duke u hedhur tek ty  

nuk u ekspozua fytyra ime me vështrim të çuditshëm

Brenda teje rritet dhe errësirë në pafundësi

shtrihet në zemrën tënde të mbrojtur 

II. 

Si shtypet një shami në gojën e xhindosur,

madje: mbi një plagë nga e cila gjithë jetën

në një shtytje të vetme dëshiroje  të shpërtheje,

unë të shtrëngoja pas vetes dhe me gjakun tim

të ngjyrosja të tërën. Kush do të ta thotë atë ç’na ndodhi ?

Gjithçka e rikuperuam për të cilën koha gjithmonë kishte munguar. Unë çuditerisht maturova

çdo hov rinor të pajetuar ndonjëherë,

dhe ti jetove, e Dashur, në zemrën time

 s’di me ç’afsh adoleshenteje...

III.

Pra, s’mjafton të kujtosh. Ekzistenca e pastër

e atyre çasteve të vështira në fundin tim,

depozitoj një zgjidhjeje

jashtëzakonisht të ngopur. Sepse 

unë s’të mbaj mend, ajo që jam

për dashurinë tënde më prek. Unë s’të shpik 

në vende të trishtuara që humbën ngrohtësinë

kur ti u largove prej tyre. Por edhe mosqenia jote 

e ngrohtë është për ty dhe më e vërtet, dhe më 

shumë se malli yt. Nostalgjia  shpesh zbehet 

e mjegullt. Pse  të vërvitem tej ndërsa ndikimi yt  mbase është më i  lehtë 

se rrezja e hënës  në parvazin e dritares.                                     

   

Përktheu Faslli Haliti

                   HESHTJE

 

 

   A e ndien, e dashur? ... Ngre duart,

dhe ka në ajër - e dien? - një shushurim.

     

    Brenda vetmia, arrin

si një tingull i çdo gjesti

për gjërat që zhurmojnë padashur.

     

    A e ndien,e dashur ? ... I përkul qeallat

dhe ty t’arrin një fëshfërimë e re.

     

    A e ndien e dashur ?... I rizgjoj, i mbyll.

Oh, pse vallë nuk të shoh, e dashura ime?

     

     Sido më i lehtë gjesti im, mbetet

si një gjurmë e ngulët që duket

e butë në heshtjen e saj.

 

     Çdo lëvizje fluturake ndikon

brenda tendës së tendosur të eterit

të përjetshëm.

      

      Me frymën time, me ritëm të njejtë, 

yjet në rrugën drejt qiellit bien, ngjiten.

 

Në buzët e mia era e uleve

arrin çfarë ilaçi magjik të stërlashtë pi unë.

Dhe unë e rinjoh tejndritjen në hijen

e engjëjve të panjohur si një përmendje e largët.

     

      Këtë dhe jo tjetër mendoj duke ëndërruar ...

S’do më vijë më, Bukuroshe, nga ti ...

         

Përktheu Faslli Haliti

MREKULLITË  E YJEVE, QIEJ TË TEJMBUSHUR

Mrekulli yjesh,qiejtë shkëlqejnë mbi telashin.

Ti mos qaj

midis jastëkave, por drejt lartësisë. 

Këtu nga fytyra jote në lot, e lodhur, 

fillon  dhe përhapet rrëmbyshëm hapësirës

së botës. Kush nëse ti mbron veten,

kush e ndërpret atëherë rrymën ?

Askush. Nëse, mbase, jo ti, që pa pandehur    

lufton me fluksin e madh  të atyre yjeve 

përballë teje. Merr frymë  errësira e tokës,

merr frymë dhe ngre vështrimin lart! 

Ende e lehtë dhe pa fytyrë thellësia pozon 

mbi ty nga lart. Fytyra që nata përmban 

në vetvete tretur, tëndes i jep spacio.

 

Paris, prill 1913     

Përktheu Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1