Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | M A J A K O V S K I F U T U R I S T pesë poema

M A J A K O V S K I F U T U R I S T pesë poema

Font size: Decrease font Enlarge font
image M A J A K O V S K I

M A J A K O V S K I 

       

       F  U  T U  R  I  S  T  

                   pesë poema      

               Përktheu Faslli Haliti

                                   

                                   

NJERIU  

.poemë.

 

Nga lbri

Majakovski futurist 

 

 

Meshtar i botës që gjithë mëkatet e tokës i zgjidh, 

dielli vë dorën mbi trupin tim.

Më i devotshëm se gjithë ata që çojnë jetë murgu,

Janë mbi shpatullat veshjet priftërore të natës.

Për ditët e dashurisë sime unë puth ungjillin  mijëra faqesh. 

 

Duke kërkuar faljen e dashurisë me dhimbje kumbuese,

me shpirt dëshiroj një tjetër procesion,

dëgjoj,

tokë, thënien tënde

«Sot do të falësh!».

 

Në harkun e natës,

Noe i ri,

pres

që në një vërshim planetësh,

të vijnë,

të më ndjekin

dhe të copëtojnë nyjën tokësore

me sëpatat e agimit.

Vjen !

Erdhi.

U zbulua.

Rreze kudo! 

Që japin shqetësim.

Menteshat kënduan dobët, 

dhe zëulët hyjnë ditët

me lëvozhgë pështjelluese.   

 

Përsëri dielli.

Thërret shefat e zjarrit.

Agimi i bie tamburit

dhe e nis,

pas ndyrësisë së tokës !    

Diell,

pra

kështu harron ti

kasnecin

tënd? 

 

                                                       Lindja e Majakovskit

 

 

Shkruajnë pra të nxitur nga bashkohësit, historianët budallenj:

«Një jetë të zymtë e monotone bëri poeti»

 

Top of Form

E di,
s’do thërrasin emrin tim   
mëkatarët,                                    
që mbyten në ferr.
Midis brohoritjeve të priftërinjve
sipari im nuk do të ulet mbi  Golgotë.
dhe kështu, ja,
në kopshtin veror*    
unë kafenë time të mëngjesit do të pi .
 qiellin e Betlehemit tim
s’u dogj ndonjëshenjë
askush s'i ka penguar
magjistarët kaçurrelësatë flenë

me varret
Ka qenë absolutisht si të gjithë
-gjer në neveri- njësoj 
dita
e ardhjes sime midis jush.
Dhe asnjë
s’mendoitë tregojë 
yllin e çuditshëm,   
të afërt:

«Ylli, thotë,
nuk ka dëshirë

Të shkëlqejë kot për ju!
Nëse nuk është

dita e lindjes  sënjë njeriu;
e djallit, mbase,
ylli,
edhe atëherë,
do të duhet të bëjë festë?»

Mendoni:
peshkun që flet
marrim me fijet e rrjetës me zvarritje
dhe këndojmë,  

të këndojmë për peshkun e vogël të artë

duke himnizuar guximin e peshkatarit.

Po përse s’do të duhet 

të këndoj veten,

nëse unë jam krejt

një mrekulli e pandërprerë,

nëse çdo gjest imi

është një mrekulli

pafundësisht e pashpjegueshme ?

 

Vizitoni të dyja vendet.

Do të admironi

Në secilin pesë rreze.

«Duart» kanë emër.

Një palë duar shumë të bukura! 

Vëreni:

mund t’i lëviz nga e djathta në të majtë

dhe nga e majta në të djathtë.

Vëreni: 

mund të zgjedh

qafën më të mirë

dhe të rrokemi së bashku. 

 

Hapni peshtafin e kokës: 

do të shndrit

mendja më e çmuar.

Ka, mbase,

ndonjë gjë që unë të mos mund ta bëj?

Doni që të shpik një kafshë

Të re?

Do të ecë

Me dy bishta

ose tre këmbë.

Kush më ka puthur,

mund të thotë

nëse ka

pështymë më të ëmbël se imja.

Aty pushon

një gjuhë 

e bukur, e kuqe.

«O-ho-ho» mund të bëj:

do të kumbojë fort, fort

O – ho-ho mund të bëj

dhe, skifter i gjuetisë së poetit,

zëri

ëmbëlsisht do të zbresë mbi  të përulurit.

Nuk mund të llogarisësh gjithçka!

Më në fund,

që në behar

të shndërrojë dimrat,

dhe ujinmund të shndërrojë, në verë,

nën leshin

e barkut tim

rreh

një shuk i jashtëzakonshëm.

Rreh  djathtas dhe, djathtas dasma.

Nga një zhytje majtas dhe, dridhen mirazhet.

Kë të shtrish ende

për të dashuruar?

Kush dergjet

i dehur,

travestit nate? 

 

Një lavanderi.

Rrobalarëset.

Shumë dhe, bën lagështirë.

Të argëtohesh, mbase, me flluska sapuni?

Shikoni, 

zhduket proshuta shumëkëmbëshe!

Cilat janë?

Bijat e qiellit dhe zbardhëllimit?

 

Dyqan buke.

Bukëshitësi.

Ka pjekur paninet.

Ç’është bukëpjekësi?

Një zero i pluhurosur me miell.

Dhe papritur

para panineve

përkulen doreza violinash.

Ajo bie.

Çdo gjë është dashuruar me të.

 

Këpucaria.

Këpucari.

Një horr dhe një lypës.

Mbi çizme

Na duhen

disa me syprina,

hedh një shikim:

dhe në harpa treten këmbalet.

Ka kurorën.

Është një princ.

I gëzuar e i shkathët. 

 

Jam unë

që kam ngritur

zemrën  si një flamur. 

Mrekulli e padëgjuar e shekullit njëzet!

 

Dhe pelegrinët kanë lënë varrin e Zotit.

U shpopullua prej ortodoksëve Meka e lashtë.

 

 

 

                                                      Jeta e Majakovskit

 

Nga një hungërimë u trondit strofka e bankierëve, manjatëve 

 

E dogjëve.*

Dolën

Mburojat

Me tingëllima ari.

«Nëse zemra është gjithçka,

atëherë përse,

përse, pra

të kam mbledhur, o e shtrenjti parà ?

Dhe si guxojnë të këndojnë?

Kush ua jep të drejtën?

Kush u ka dhënë urdhër ditëve  

Të shkëlqejnë si në korrik?  

 * Dukët e Republikës së Venedikut

 

Pengoni qiellin me tela

Rrethoni tokën e rrugës!

U mburr:

“Duart ?!”

Armëve, pra!

Ke përkëdhelur ditët e verës?

Atëherë do të jesh

gjithçka! –

shpues si një iriq

Poshtërojeni gjuhën

Me thashetheme!»

I përzënë nga vatha 

tërheq zgjedhën e përditshme.

Dhe kalëron

mbi tru

«ligji»,

mbi zemër një zinxhir,

« feja».

 

Gjysma e jetës ka kaluar, tani nuk do të shpëtosh.

Një roje me mijëra e mijëra sy,

Llamba, llamba, llamba...

 

Jam i burgosur.

Dhe s’kam si të shlyej veten!

Më magjepsi toka e mallkuar.

Të gjitha do t’i paguaja me dashurinë time,

Dhe oqeanin e saj, në shtëpitë me gardhe!

Thërras... 

 

Dëgjo, më në fund!

Tringëllijnë çelësat!

Ngërdheshje e gardianit.

Hedh  

Nga maja e një rrezeje

Një copëz të prishur mishi.

 

Midis nënqeshjes

«aha!»

Zvarritem në kllapinë e ethes.

Më  oshtin,

lidhur këmbët me zinxhirë

gjylja e botës.

 

Ari ka lidhur sytë 

me çelës.

Kush do ta shoqërojë të verbrin?    

Unë  

jam i burgosur

për gjithmonë 

në tregimin absurd! 

 

Ul  dengun

E  shtirjeve krenare!

Revoltë

e muzave

të vasalit të dënuar.

Ju që besoni në pallonjtë

 - trillime të Brehmit! –

ju që besoni në trëndafila

 -gënjeshtra botanistësh dembelë-              

përshkrimin tim 

të pagabueshëm të tokës

ktheni nga  gjini në tjetrën.

 

Duke u shkëputur nga meridianët,

harqe të atlasit,

shkumëzon

arganoja prej floriri kumbon 

nga frangat,

nga dollarët,

nga rublat,

nga koronat,

nga markat,

nga jenët.

 

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1