Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | MONOLOG I NJERIUT TË PASNESËRMË

MONOLOG I NJERIUT TË PASNESËRMË

Font size: Decrease font Enlarge font
image EVGENIJ EVTUSHENKO

EVGENIJ EVTUSHENKO

MONOLOG I NJERIUT TË PASNESËRMË

Adami dhe Eva nuk kishin parti, 

arka u projektua nga jopartiaku Noe.

Të gjitha partitë me buzëqeshjen malinje,

i shpiku djalli – ai ka shije të keqe.

 

Dhe mbase në zemër të vetë mollës,

ç’krimb ishte mbyllur – krimb e gjarpër në një

Politika - profesioni me origjinë diabolike

dhe njerëzit u krimbën pastaj.

 

Politika shpiku policinë,

politika shpiku liderët,

futi njeriun e gjallë në rresht

dhe i ndau njerëzit në kuadrate.

 

Ku është partia e vejushës, e pelegrinit të gjymtuar,,

Partia e fëmijës dhe e familjes, ku është?

Ku është kufiri midis Magdalas dhe Majdanekut,

dhe në mes Oswiecimit dhe Songmit?

 

Një ditë, një ditë, një ditë,

stërnipërve të kohëve moderne të gjitha partitë

do t’u vijnë në mendje si një gjë e largët,

si egërsira, Babilonia e madhe.

 

Dhe do të ketë një botë pa të gjymtuar në varrezë,

pa sakatë moralë në pushtet,

dhe një parti e vetme në të:

emri i saj i thjeshtë - njeri.

                      

Shkruar në vitin 1972 - Botuar në vitin 1991

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1