Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | POEZIA

POEZIA

Font size: Decrease font Enlarge font
image FERNANDO PESSOA

 

 

                                          POEZIA

   

                       Në mendje më fashitet një poezi,

                       që kërkon të shprehë gjithë shpirtin tim. 

                      E ndjej të endet si tingull dhe si erë, 

                      po e shoh qartë si një skalitje.

                      Nuk ka strofa, as vargje, as fjalë. 

                      Nuk është as si e ëndërroj.

                      Është një ndjenjë e pastër,

                      e papërcaktuar është

                      mjegull e lumtur rreth mendimit.

                      Dit’ e natë në fshehtësinë time  

                      e ëndërroj, e lexoj, përpiqem ta rrokëzoj,

                      po fjala e saktë nuk më del kurrë jashtë,

                      endet dhe endet brenda meje vazhdimisht. 

                      E di që s’ka për t’u shkruar kurrë.

                      E di që nuk e gjej dot ç’është.

                      Po jam i kënaqur që e ëndërroj.

                      Lumturi e gënjeshtërt është kjo, vërtet,

                      po s’i prish punë kujt. Unë e përjetoj.

Perktheu Harallamb Fande

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1