Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | MAKINA SHIRËSE

MAKINA SHIRËSE

Font size: Decrease font Enlarge font
image JACQUES PREVERT

 

Jacques Prévert (frëngjisht: [ʁak pʁevɛʁ], 4 shkurt 1900 - 11 prill 1977) ishte një poet francez dhe skenarist. Poezitë e tij u bënë të njohura në botën franceze, veçanërisht në shkolla. Filmat e tij më të shquar janë pjesë e lëvizjes poetike realiste, dhe përfshin Les Enfants du Paradis (1945).

MAKINA SHIRËSE

Nga libri :

Makina shirëse erdhi

makina shirëse u nis përsëri

 

I ranë tamburit

shkundën tapetet

shtrydhën rrobat

i nderën

i hekurosën 

rrahën ajkën me tel dhe e derdhën

rrahën pak edhe fëmijët 

ranë kambanat

therën derrin 

poqën kafenë

çanë drutë

thyen vezët

 skuqën mishin e viçit me bizele

përgatitën një omëletë të përzhitur në rum  

prenë bibën copa – copa

 

u përdrodhën qafën pulave

rropën lepujt

çanë fuçitë

mbytën dhimbjen në verë

përplasën portën dhe vithet e grave  

u erdhën në ndihmë

u dhanë ca shqelma

përmbysën tavolinën

grisën mbulesën

kënduan romancën

i zunë frymën njeri - tjetrit e mbytën plasën së qeshuri

thyen qelqen e ujit të ngrirë

shfrynë ajkën e fryrë

pickuan vajzat

i hodhën rrokullimthi në hendeqe

hëngrën dhe me dhëmbë 

shkelën gjithë vendin 

përplasën këmbët

përplasën këmbët duartrokitën

bërtitën ulëritën kënduan

vallëzuan 

vallëzuan rreth hambarëve ku ishte grumbulluar gruri

ku gruri ishte grumbulluar bluar zhbërë i mposhtur i rrahur.  

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1