Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | POEZIA ITALIANE BASHKËKOHORE

POEZIA ITALIANE BASHKËKOHORE

Font size: Decrease font Enlarge font
image PAOLO DI PAOLO

 

                      

Paolo Di Paolo (Romë, 7 qershor 1983)  është shkrimtar italian.

 

NË UDHËTIMET E MIA

 

Preka duart, dorashkat, qentë.

Duar që preknin dorashka,

dorashka në formën e duarve.

 

bluzë, pulovra, trarë.

Trofta që notonin si barbunë,

trena ku humba çelësat e mia.

 

Skafe, skafandra, gurë.

Duar që rrëmbenin shishe,

shishe të drenazhuara në stadiume.

 

Gjinj, faqe, gojë.

Doreza të mbërthyera në kavilje,

sytë që gjenden nëpër shtambat.

 

Në duart e mia mikrobe

të mijëra epokave.

 

PLAGA VJETËR

 

Të shkruash  është... të zbresësh përsëri rrugën e errët

që të bënte ta përbuzje. Të ndjeje

peshën e viteve të jetuara  dhe pastaj

shto shënimet

gjinjtë e dashur, fushatat.

Shko me mendje

te plaga e vjetër dhe mos ndje më asgjë.

Pi shampanjë. Sepse kjo është jeta.

Shihet në zërin vetëmbështetës.

 

 

 PËR LLOGARITË

 

 

Unë kam qenë në të gjitha vendet

ku nuk kam qenë.

Tani në prag të jetës kisha brenda vetes

të gjitha dashuritë që do të kisha dashur t’i kisha.

Në panoramën e së papriturës

imagjino vetëm veten. Por pse të ta them?

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1