Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | AJO QË ËSHTË

AJO QË ËSHTË

Font size: Decrease font Enlarge font
image ERICH FRIED 1921- 1938

 

 

Erich Fried ka lindur në Vjenë në vitin 1921, në vitin 1938 u largua nga Austria dhe u shpërngul në Londër. Ndër vëllimet e tij me poezi: Gjermania (Deutschland, 1944), Contestations (Anfechtungen, 1967), Njëqind poezi pa atdhe (100 Gedichte pa Vaterland, 1978). Etj... Gjëja që më goditi më shumë për këtë poet është përdorimi i mençur që e bën anafora: përsëritja nuk është një vakum përsëritur, por një pretekst për të thelluar pikëpamjet, për të eliminuar të tepërt, për t'u thelluar

AJO QË ËSHTË

 

Kur të puth

nuk është vetëm goja jote

nuk është vetëm kërthiza

nuk është vetëm barku yt

që unë po puth.

Gjithashtu unë puth edhe pyetjet e tua

dhe dëshirat e tua

puthi reflektimin tënd

dyshimet e tua

guximin tënd

dashurinë tënde për mua

dhe lirinë tënde prej meje

këmbën tënde

që ka mbrritur këtu

dhe përsëri ikën që këtej

Unë të puth

Kështu siç je

Dhe si do të jesh nesër

dhe përtej së nesërmes

dhe kur koha ime do të ketë kaluar.

AJO QË ËSHTË

 

është absurde

thotë arsyeja

është ajo që është

thotë dashuria

 

Është pakënaqësia

thotë kalkulimi, llogaritja

nuk është gjë tjetër veçse dhimbje

thotë frika

 

është kotësia

thotë gjykimi

është ajo që është

thotë dashuria

 

është qesharakja

thotë krenaria

është pamaturia

thotë prudenca

 

është e pamundura

thotë eksperienca

është ajo që është

thotë dashuria

TË LEXOJË POEZI

 

Kush

pret shpëtimin

 

nga një poezi

më mirë të mësojë

të lexojë

poezi

Kush

nuk pret asnjë shpëtim

nga një poezi

të mësojë më mirë

të lexojë

poezi.

GJITHMONË MË SHUMË

 

Të të shoh një herë

dhe pastaj kurrë më

duhet të jetë më e lehtë

të të shoh përsëri

dhe pastaj kurrë më

Të të shoh përsëri

dhe pastaj kurrë më

duhet të jetë më e lehtë

të të shoh ende dhe dy herë

dhe pastaj kurrë më

të të shoh përsëri dy herë

dhe pastaj kurrë më

duhet të jetë më e lehtë

që të të shoh akoma dhe tri herë

dhe pastaj kurrë më

Por unë jam një budalla

dhe dua të të shoh

ende shumë herë

së pari

që të mos mund të të shoh

kurrë shumë.

 

Përktheu: Faslli Haliti

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1