Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | ELEGJI

ELEGJI

Font size: Decrease font Enlarge font
image JORGE LOUIS BORGES 1899 – 1986

 

Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo (Buenos Aires, 24 gusht 1899 - Gjenevë, 14 qershor 1986) Ishte një shkrimtar, poet, sagjist, përkthyes dhe akademik argentian.

ELEGJI

Oh fati i Borgesit,

të ketë lundruar vallë nëpër detet e ndryshme të botës

ose nëpër njërin dhe të vetmuarin det me emra të ndryshëm,

të ketë qenë pjesë e Edinburgut, Cyrihut ose të dy Cordovave,

e Kolumbias dhe  eTeksasit,

të jetë kthyer vallë, pas ndryshimit të gjeneratave,

në tokat e lashta të prejardhësve të tij,

në Andaluzi, Portugali 

dhe në qarqet ku saksoni luftoi me danezët 

dhe përzien gjakun e tyre,

të ketë gabuar nëpër labirinthin e kuq dhe paqësor të Londrës,

të jetë plakur në shumë pasqyra,

të ketë kërkuar më kot vështrimin prej mermeri të statujave,

të ketë shqyrtuar litografira, atlase, enciklopedira,

të ketë parë po ato gjëra që shohin njerëzit,

vdekjen, ditën që vjen ngadale, fushën

dhe yjet delikate,

dhe të mos të ketë parë asgjë apo pothuajse asgjë

përveç fytyrës së një vajze nga Buenos Aires,

një fytyrë që s’do ta kujtojë.

Oh fat i Borgesit,

mbase jo më i çuditshëm se yti.         

Përktheu:Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1