Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | POESIA FRANCESE E NËNTËQINDSHIT

POESIA FRANCESE E NËNTËQINDSHIT

Font size: Decrease font Enlarge font
image Francis Jammes1868 – 1938

 

 

Francis Jammes (shqiptim francez: [ʒam];  dhjetor 1868, Tournay, Hautes-Pyrenees;  nëntor 1938, Hasparren, Pyrenees-Atlantiques) ishte një poet francez. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në rajonin e tij të lindjes Béarn dhe në vendet baske dhe poezitë e tij janë të njohura për lirizmin e tyre dhe për të kënduar kënaqësitë e jetës së thjeshtë të vendit (gomarët, vajzat). Poezia e tij e mëvonshme mbeti lirike, por përfshinte edhe një element të fortë fetar që solli nga "kthimi" i tij në katolicizëm (më shumë kthim në besim pasi ai gjithmonë kishte qenë katolik).

LUTJE PËR T’U MARTUAR ME NJË GRUA TË THJESHTË 
Zoti im, bëni që ajo të jetë nusja ime

të jetë e përulur dhe e ëmbël dhe të bëhet një mike e urtë për mua;

që të fle me të duke e mbajtur për dore;

që ajo të mbajë në qafë të fshehur midis gjinjve,

një zinxhir të argjendtë me një medalje:

që mishi i saj të jetë i lëmuar, më i ngrohtë dhe më i artë

se kumbulla e fjetur në fund të verës;

që ajo të bëhet e forte, të ruajë shpirtin tim

si një bletë në gjumin e një luleje; dhe se,

ditën që do të vdes, të më mbyll sytë

dhe vetëm për lutje të gjunjëzohet

duke bashkuar gishtat mbi shtratin tim,

me atë gufmim të dhimbjejes që të mbyt në gjoks.

Përktheu: Faslli Haliti 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1