Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | NJE PLAK

NJE PLAK

Font size: Decrease font Enlarge font
image Harallamb Fandi

Ne 85 Vjetorin e Vdekjes

KONSTANDINOS KAVAFIS

NJE PLAK

Brendësi kafeje. Zhaurimë.
Në një tavolinë rri veçuar një i moshuar, përkulur mbi gazetë.
Pranë, asnjë shok. 
Dhe mendon aty, n’at’ pleqëri të trishtë,
sa pak e ka gëzuar jetën kur kishte bukuri, 
kur fliste lirshëm e gjithë rrjedhshmëri.
E di që shumë ka rënë: e ndjen, e sheh.
Por koha e rinisë i duket se qe dje. Sa hapësirë e shkurtër!
Përse e tillë je?
Befas për urtësinë mendon, që e ka tallur . 
Dhe ai, tërësisht (çfarë çmendurie!) e kish besuar:
”Ke kohë plot, kohë ke dhe nesër” i thosh mashtruesja. 
Nga kjo, gëzimet u bënë fli, 
vrapin e ndali, u gozhdua dhe ai.
Kujtohet që çdo rast i humbur 
tani ka tingull talljeje, përqeshjeje për marrëzin’ e tij.
I zhytur në mendime nën atë shi kujtimesh
është shushatur plaku.
Mbështet kokën mbi tavolinën e kafes
dhe atje… rri e fle.
Shqiperuar nga Harallamb Fandi, mars 2018

Comments (1 posted):

viron kona on 30/04/2018 07:39:38
avatar
Them se ne kete poezi ndihet thelle-thelle e verteta.Teksa e perjetojme, Kavafis artist na e shpreh figurshem, dhe, me bukuri tronditese, duke na vene ne mendime, kurse qendrojme ulur "te vetmuar" perballe filxhanit te kafese me cmim te lire.
Koha e gjumit vjen shpejt,lum kush di "ta largoje" dhe, t`i jape jetes dicka me te vertete me vlere,qofte edhe "nje grimc rere" sic thote Zarathustra...
Urime Lame per perkthimin!
Viron Kona

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1