Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | E PA VETËM NJË HERË.

E PA VETËM NJË HERË.

Font size: Decrease font Enlarge font
image VLADIMÍR HOLA 1905 - 1980

  ME RASTIN E 38 – VJETORIT TË VDEKJES          

 

Vladimír Holan (Çeke: [vlatainɪmiːr ɦolan], 16 shtator 1905 - 31 mars 1980) ishte një poet çek i famshëm për përdorimin e gjuhës së errët, temave të errëta dhe pikëpamjeve pesimiste në poezitë e tij. Ai u propozua për Çmimin Nobel në fund të viteve 1960. Në vitet  (1945 - 1950)qenë ka qenë anëtar i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.

Holan u lind vërtet në Pragë, por shumicën e fëmijërisë së tij e ka kaluar jashtë kryeqytetit. Kur u kthye në vitet 1920 dhe  filloi të punojë si nëpunës, pozicion që ishte një burim i madh i pakënaqësisë për poetin. Ai humbi babanë e tij dhe në vitin 1932 u martua me Věra Pilařován. Në të njëjtin vit ai botoi koleksionin e poezive Vanutí (Breezing), të cilën e konsideroi si krijimin e tij të parë të artit poetik (kishte dy libra që e paraprinin atë: Blouznivý vějíř / 1926 / dhe Triumf smrti / 1930 /). Ishte mbledhja e tij e vetme që u rishikua nga kalorësi i kritikëve çekë, František Xaver Šalda, i cili e krahasoi Holanin në mënyrë të favorshme me poetin francez Stéphane Mallarmé.

E PA VETËM NJË HERË.

IV

E pa vetëm një herë.

Që nga ky çast u habit

dhe këndoi një këngë, por s’e dinte për kë,

dhe këndoi një kor, por askush s’e ndoqi atë...

Guxoi  ta adhuronte kështu për një vit të tërë,

i pranishëm për të ardhmen,siç e dinte tashmë,

aty ku i harruar rëndshëm kthehej përsëri

tek Eva Virgjëresha Mari...

 

Pastaj i shkroi.

Ishte njeri prandaj kishte frikë.

Lexoi  letrën e saj në dritën e një oxhaku

pastaj e hodhi në të.

Dhe ai lexoi përgjigjen e e saj në dritën e borës

E cila s’u shkri kurrë...

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1