Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | RRUGA QË NUK MORA

RRUGA QË NUK MORA

Font size: Decrease font Enlarge font
image ROBERT FROST 1874-1963

ROBERT FROST  1874-1963

Robert Frost u lind në San Francisko më 1874 dhe vdiq në Boston më 1963. U formua  në New England në një mjedis ende rural. I ndërpreu studimet për të jetuar duke punuar herë si mësues e herë si fermer: një zgjedhje sociale e tokës kjo, ku zuri rrënjë poezia e ti.

RRUGA  QË NUK MORA

Dy rrugë degëzoheshin në një pyll të verdhë

dhe më vinte keq të mos t’i rrihja të dyja

dhe duke qenë vetëm një udhëtar  mbeta gjatë

duke e parë njërën deri sa të mundja,

 

Pastaj mora tjetrën, sepse ishte po aq e bukur,

dhe mbase kishte  një pamje më  të mirë,

sepse ishte me barishte dhe më pak e rrahur;

Edhe pse  rrahja i kishte bërë, gati, të njejta.

 

dhe  atë mëngjes të dyja aty ishin të barabarta,

me gjethe që asnjë hap  njeriu s’i  kishte nxirë.

Oh, e lashë  të parën, për një ditë tjetër!

Duke e ditur se një rrugë çon te një tjetër rrugë,

dyshoja nëse se s’do të kthehesha kurrë pas.

 

Do ta tregoj me një ofshamë

diku pas vitesh dhe vitesh:

dy rrugë degëzoheshin në një pyll

dhe atë që ishte më pak e ndjekur, e rrahar

atë mora unë dhe kjo bëri krejt ndryshimin.

Bottom of Form

FAMILJA E TRËNDAFILIT

Trëndafil është një trëndafil,

Dhe ka qenë gjithmonë një trëndafil.

Por, teoria tani është një tjetër

Një mollë mund të jetë një trëndafil,

Edhe një dardhë, dhe kështu

Një kumbull mendoj.

S’i dihet

Ç’do të jetë trëndafili i ardhshëm;

Ti sigurisht je një trëndafil-

Dhe gjithmonë  ke qenë e tillë.

KULLOTA

Dal për të pastruar burimin në kullotë;

do të ndalem vetëm që të fshij gjethet

(e mbase do të pres gjersa uji të kullohet);

nuk do të rri shumë. Eja dhe ti.

 

Dal që të kthej viçin e vogël mbrapsht

i cili qëndron afër s’ëmës. Është kaq i njomë,

ai dridhet kur e ëma e lëpin me gjuhë.

Nuk do nuk të rri shumë. Eja dhe ti.

Përktheu: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1