Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | DO TË BËJ ME SHPIRTIN TIM

DO TË BËJ ME SHPIRTIN TIM

Font size: Decrease font Enlarge font
image KHALIL GIBRAN 1883-1931

KHALIL GIBRAN 1883-1931

Khalil Gibran, Jubrān Khalīl Jubrān; Bsharre, 6 janar 1883 - Nju Jork, 10 prill 1931) ishte një poet libanez, piktor dhe aforist i Shteteve të Bashkuara.

 

Feja libaneze kristiano-maronite emigroi në Shtetet e Bashkuara; veprat e tij u përhapën përtej vendit të tij të origjinës: ai ishte ndër themeluesit, së bashku me Mikha'il Nu'ayma (Mikhail Naimy), Shoqatës së Pena (al-Rābiṭah al-Qalamiyyah), pikë takimi i shkrimtarëve arabë që emigruan në Shtetet e Bashkuara. Poezia e tij u përkthye në mbi 20 gjuhë dhe u bë një mit për të rinjtë që i konsideronin veprat e tij si breviarë mistikë. Gibran është përpjekur të bashkojë qytetërimin perëndimor dhe lindor në veprat e tij.

Ndër veprat më të njohura: Profeti (shkruar në anglisht) dhe parimet shpirtërore.

DO TË BËJ ME SHPIRTIN TIM

 

Unë do të bëj me shpirtin tim një peshtaf

për shpirtin tënd,

me zemrën time një vilë

për bukurinë tënde

me gjoksin tim një sepulchre

për sfilitjet e tua.

Do të të dua siç duan kullotat pranverën,

dhe do të jetoj në ty si një lule

nën rrezet e diellit.

Do t’i këndoj emrit tënd

siç këndon lugina jehonën e kambanave;

do të dëgjoj gjuhën e shpirtit tënd

siç dëgjon litorali, rëra, 

historinë e valëve. 

CHARLES S. LAWRENCE 

Charles S. Lawrence njihet vetën nëpërmjet poezisë së tij: “Io ho cselto te” Por nuk njihje i saktë profile, fotografia, krijimtaria e tij.

Si shkrimtar me emrin Lawrence, njihet Lawrence Schimel  e jo Charles S. Lawrence.

UNË TË ZGJODHA TY       

Nirvanës

 

Në heshtjen e natës,

unë të zgjedha ty.

Në shkëlqimin e kupës qiellore,

unë të zgjodha ty.

Në magjinë e augut,

unë të zgjedha ty.

Në stuhitë më të stuhishme,

unë të zgjodha ty.

Në thatësirën më të thatë,

unë të zgjodha ty.

Në të mirë e në të keq,

unë të zgjodha ty.

Në gëzim dhe dhimbje,

unë të zgjodha ty.

Në zemër të zemrës sime,

Unë të gjodha ty.

 

Përkthimin: Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1