Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | PERKTHIME | MACJA NË NJË APARTAMENT BOSH

MACJA NË NJË APARTAMENT BOSH

Font size: Decrease font Enlarge font
image WISŁAWA SZYMBORSKA 1923 – 2012

Pёrktheu : Faslli Haliti

WISŁAWA SZYMBORSKA 1923 – 2012

1996 NOBEL PRIZE IN LITERATURE-ÇMIMI NOBEL NË LETËRSI 1996

MACJA NË NJË APARTAMENT BOSH

Të vdesësh- kjo s’i bëhet një maceje.

Pse ç’mund të bëjë macja

në një apartament bosh ?

Të kacavirret mbi mure.

Të fërkohet te mobiliet.

Duket sikur këtu s’ka ndryshuar asgjë,

megjithatë ka ndryshuar gjithçka.

Duket sikur asgjë s’ka lëvizur,

megjithatë ka lëvizur gjithçka.

Dhe në mbrëmje llamba nuk ndriçon më.

 

Dëgjohen hapa nëpër shkallë,

por s’janë ata.

Edhe dora që vë peshkun në pjatë

s’është ajo e mëparshmja.

 

Diçka nuk fillon këtu

në orën e saj të zakonshme.

Diçka këtu nuk ndodh

siç duhet.

Këtu ishte dikush, ishte,

po pastaj papritur u zhduk

dhe kokëfortësisht nuk është më.

 

U pa në çdo dollap.

Në sirtarët e rafteve.

U kontrollua nën tapet.

U thye deri dhe ndalimi

për të shpërndarë letrat.

Ç’gjë tjetër mund të bëhet.

Të presësh e të flesh.

 

Të provojë vetëm të kthehet,

që të duket.

Do t’i mësojë atëherë

që një maceje kjo s’i bëhet.

Do t’i shkohet përballë

sikur vërtet të mos kesh dëshirë,

ngadalë-ngadalë,

mbi putra shumë të fryra.

Dhe në fillim asnjë kërcim asnjë mjaullitje.

Përktheu:Faslli Haliti

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1